Aktualitet

Matura 2024, shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

Janë shpallur nga QSHA rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, që ishte provimi i parë i Maturës Shtetërore 2024. Të gjithë maturantët që kanë dhënë këtë provim mund të kontrollojnë rezultatet e tyre si më poshtë.

MAS ka shpallur rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, që ishte provimi i parë i Maturës Shtetërore 2024 e të cilin maturantët e dhanë në datën 3 qershor. 



Të gjithë maturantët që kanë dhënë këtë provim mund të kontrollojnë rezultatet e tyre online në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.


Klikoni këtu


Ndërkohë tashmë maturantët mbeten në pritjen e rezultateve të provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, që e zhvilluan në datën 10 qershor. 


Provimi i radhës që ata do të japin është ai i matematikës, më datën  18 qershor dhe i lëndëve me zgjedhje më 24 qershor. 




©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,696 Lexime
2 muaj më parë