MASR projekt për parandalimin e dhunës dhe abuzimit ndaj vajzave dhe grave
Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Besa Shahini ka bërë publik projektin që lidhet me edukimin feminist. Sipas saj “Ky është një prej projekteve më të rëndësishme që parandalon dhunën dhe abuzimin ndaj vajzave dhe grave”. Konkretisht kanë filluar trajnimet me psikologët dhe punonjësit social shkollorë.
“Edukimi feminist është edukim kundër patriarkalizmit - apo pabarazisë gjinore - që është edhe burimi kryesor i abuzimit, dhunës dhe diskriminimit ndaj vajzave dhe grave”, kështu nis një publikim në rrjete sociale i Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ndërsa njofton se tashmë ka filluar edhe trajnimi mbi “edukimin feminist” me psikologët dhe punonjësit social shkollorë.
Duke e konsideruar atë si një hap të rëndësishëm në parandalimin e dhunës dhe abuzimit ndaj nxënësve, Ministrja Shahini e cilëson gjithashtu si “një ndër projektet më të rëndësishme që po zbatojmë, sepse synon adresimin e seksizmit, racizmit dhe homofobisë që mund të ekzistojnë në kulturën shkollore, me qëllim zhvillimin e shoqërisë së shëndetshme demokratike”.
Ministrja ka shkruar edhe mbi dyfishimin e numrit të psikologëve dhe punonjësve social nëpër shkolla.
“Siç edhe kemi premtuar, do të dyfishojmë numrin e psikologëve dhe punonjësve social nëpër shkolla dhe të gjithë do të kalojnë përmes trajnimit mbi 'edukimin feminist'” – shprehet ndër të tjera Shahini.
Kaltra Tafani
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve
Hartimi i projektit kurrikular
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!