MASHT njeh të gjitha diplomat e universiteteve private në Shqipëri
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) ka marrë vendim që t’i pranojë të gjitha diplomat e lëshuara nga institucione të akredituara dhe licencuara nga shteti i Shqipërisë.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga MASHT, departamenti për Arsimin e Lartë obligohet për zbatimin e procedurave për vlerësim dhe njohje të diplomave të shkollave të larta profesionale dhe të gradave universitare, të fituara në institucionet jopublike (private) të arsimit të lartë, të akredituara dhe të licencuara në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 8/2010 Parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave të shkollave të Iarta profesionale dhe gradave universitare të fituara.
“Në përputhje me pikën 1 të këtij Vendimi, kërkesat për vlerësim dhe njohje të diplomave të shkollave të larta profesionale dhe të gradave universitare dorëzohen dhe shqyrtohen në Divizionin për Njohje dhe Barasvlerë në MASHT. Obligohen Këshilli Kombëtar për Njohje dhe Komisionet e Ekspertëve të Divizionit për Njohje dhe Barasvlerë për zbatimin e këtij vendimi në përputhje me legjislacionin në fuqi. Obligohet Sekretari i Përgjithshëm i MASHT për zbatimin e këtij vendimi në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës