Bashkia e Tiranës

Masa për zgjidhjen e mbingarkesës në klasa

Për të zgjidhur përfundimisht problemin e mbingarkesës së nxënësve në klasë, Bashkia e Tiranës do të fillojë ndërtimin e shkollave krejtësisht të reja, falë një skeme bashkëpunimi me sektorin privat.

Në vijim të aksionit për riparimin e të gjitha objekteve arsimore, para fillimit të vitit shkollor, Bashkia e Tiranës po zhvillon punimet në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku”.

Gjatë inspektimit të punës që po bëhet për rikonstruksionin e palestrës dhe të sistemit ngrohës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj theksoi se kjo palestër nuk do t’iu shërbejë vetëm nxënësve gjatë orës së mësimit, por do të qëndrojë e hapur edhe pasdite për banorët e njësisë nr. 5.

“Bashkë me Drejtorinë Arsimore Rajonale kemi marrë përsipër të bëjmë një shpërndarje proporcionale të nxënësve. E di që disa shkolla, përfshirë edhe shkollës “Emin Duraku” kanë një reputacion të shkollave të mira, por kemi punuar me DAR-in që cilësia e mësimdhënies të jetë njësoj në të gjithë Tiranën. Pra, çdo shkollë të ofrojë të njëjtin standard dhe diploma të vlejë njësoj”, deklaroi Veliaj për median.

Veliaj, gjithashtu, bëri të ditur që, për të zgjidhur përfundimisht problemin e mbingarkesës së shkollave në Tiranë, këtë vit do të fillojë ndërtimii objekteve arsimore krejtësisht të reja, falë një skeme bashkëpunimi me sektorin privat.

“Këtë vit bashkia do të fillojë ndërtimin e 20 shkollave. Është projekti ynë ambicioz që në partneritetin publik-privat shkollat të ndërtohen të gjitha brenda një viti”, theksoi Veliaj.

1,528 Lexime
8 vjet më parë