Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor
Spot ndërgjegjësues realizuar me nxënës e prindër të shkollës 9-vjeçare “Mark Dashi” Fier në Ditën e Hapur me temë: “Bota është e bukur se jemi të ndryshëm"
Spot ndërgjegjësues realizuar me nxënës e prindër të shkollës 9-vjeçare “Mark Dashi” Fier në Ditën e Hapur me temë: “Bota është e bukur se jemi të ndryshëm", si pjesë e planit të projektit të BE, KIE dhe MAS:
“Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor në Shqipëri”.
Format e Buliuzmit në shkollë:
1. Mësuesit ndaj nxënësve
2. Nxënësit ndaj mësuesit
3. Nxënësit ndaj nxënësve
Kjo sjellje merr forma të ndryshme:
1. Bullizëm fizik, i cili ëhtë bullizmi që merr formën e abuzimit fizik (psh grushtimi, shkelmi, goditje të formave të ndryshme, shtytje, të pështyerit, vjedhje ose shkatërrimi i sendeve a i pronës, si psh vjedhje ose shkatërrim i librave, i veshmbathjeve etj)
2. Bullizëm verbal (psh: ngacmimi, sharjet, kërcënimi, përhapja e thashethemeve dashakeqe, nofkat ofenduese etj) Qëllimi i tij kryesor është degradimi i viktimës.
3. Bullizmi social (psh duke lënë një apo disa nxënës jashtë lojërave apo grupit bashkëmoshatar, duke i shpërfillur apo duke mos i ftuar në festat e shkollës apo klasës.)
4.Bullizmi seksual (psh sjellje seksuale e padëshiruar fizike apo verbale, që përfshin pohime seksuale eksplicite, dashakeqe ose shënime seksualisht diskriminuese dhe kontakte të padëshirueshme fiike që bëhen nga dikush në një mjedis edukativ, që janë fyese dhe të pakëndshme për nxënësin dhe bëjnë që ai të ndihet i turpëruar ose në siklet, ose ndërhyn në rezultatet e tij akademike.
5. Bullizëm virtual/kibernetik, i cili është bullizmi që ndodh nëpërmjet dërgimit të mesazheve të bezdisshme, shqetësuese dhe kërcënuese, përmes telefonit apo internetit, nëpërmjet shërbimeve të rrjeteve sociale, nëpërmjet blogjeve e të tjera mjeteve të fushës kibernetike. Ai mund të bëhet edhe nëpërmjet ndërthurjes së njëkohshmë së të gjitha mjeteve të lartpërmendura.
6. Bullizmi racist, i cili është bullizmi që nu drejtohet njerëzve të një race apo të një kulure të veçantë
(Ideoi dhe realizoi mësuese Amarda Muskaj; Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Letër falenderuese mësuesit
Mesazhet më të bukura të nxënësve shqiptar për Ditën e Tokës në Portalin Shkollor