Lista përfundimtare e pranimit në universitete në 20 shtator
Universitetet këtë vit ofrojnë 25 mijë kuota studimi, kur numri i aplikantëve shënon rreth 27 mijëe 600. Maturantët kandidatë që do mbeten jashtë listave të regjistrimit në universitete do të jenë një numër i kufizuar e me rezultatet më të dobëta.
Ditët e fundit, universitetet kanë publikuar listat e maturantëve fitues për secilën degë, por rezultatet e shpallura kanë nxitur pakënaqësi tek maturantët të cilët kanë reaguar menjëherë. Në rrjetet sociale, ata kanë treguar se, pavarësisht mesatares së lartë, nuk rezultojnë fitues në asnjë nga 10 degët e përzgjedhura. Maturantët janë organizuar dhe kanë nisur protestat para kryeministrisë për të kërkuar të drejtëne tyre për të vazhduar studimet e larta.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila sqaron se lista përfundimtare, vetëm për fazën e parë, do të publikohet më 20 shtator nga çdo universitet.
“Pas kësaj date, secili prej jush do të informohet mbi kuotat e lira për të cilat do të mund të aplikoni sërish. Konkurrenca në fazën e parë është shumë e lartë pasi maturantët me rezultatet më të larta mund të jenë fitues deri edhe në 10 programe. Ndaj me zgjedhjen e vetëm një programi që një aplikant do të vendosë të ndjekë, të 9-ta programet e tjera për të cilat është fitues, do të mbeten në dispozicion të raundit të dytë. Jeni të lutur të ndiqni me vëmendje udhëzimet nga universitetet. MAS është në dispozicion të çdokujt që ka pyetje apo paqartësi”, sqaron Nikolla, në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit.
Debatet janë ndjekur edhe nga kryeministri Rama i cili thekson në rrjetin social facebook se: “Po sigurisht, një maturant i shkëlqyer nuk mund të shkojë në tetë, nëntë apo dhjetë degë, ku shpreh fillimisht preferencën dhe del fitues. Deri në 20 shtator, çdo fitues në më shumë se një degë, do të regjistrohet në degën e vetme që do ndjekë dhe, automatikisht, të gjitha vendet e tjera që ka zënë përkohësisht në listën fituese, do të lirohen për shpalljen e fituesve të tjerë”.
Universitetet këtë vit ofrojnë 25 mijë kuota studimi, kur numri i aplikantëve shënon rreth 27 mijëe 600. Maturantët kandidatë që do mbeten jashtë listave të regjistrimit në universitete do të jenë një numër i kufizuar e me rezultatet më të dobëta ndër gjithë të tjerët.
Hartimi i projektit kurrikular
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri