LIBRI I JAVËS

Libri i javës - 'I keqi i vetes'

Redaksia e gazetës “Zëri” së bashku me librarinë “Buzuku” në Prishtinë në kuadër të rubrikës “Libri i javës” këtë të hënë jua rekomandojnë për lexim librin “I keqi i vetes”, nga shkrimtari shqiptar Gazmend Kapllani.

Redaksia e gazetës “Zëri” së bashku me librarinë “Buzuku” në Prishtinë në kuadër të rubrikës “Libri i javës” këtë të hënë jua rekomandojnë për lexim librin “I keqi i vetes”, nga shkrimtari shqiptar Gazmend Kapllani.

Ky libër është botuar nga shtëpia botuese “Albas”, nën përkujdesen e redaktores Artemisa Bushi. Gazmend Kapllani është autor i përkthyer në dhjetë gjuhë të botës deri më sot dhe i vlerësuar nga kritika perëndimore si një nga zërat më origjinalë, vjen para lexuesit shqiptar me një roman, i cili lexohet me një frymë e që për nga temat që trajton janë ndër më të dhembshmet e më aktualet të historisë së Ballkanit dhe të Evropës. Romani, që nis e mbaron në një qytet imagjinar të Shqipërisë, të cilin autori ka zgjedhur ta quajë Ters, e dërgon lexuesin në katër qytete të tjera të Evropës e të Amerikës përmes personazhit të tij Karlit, të cilin në fund e kthen sërish në qytetin prej nga vjen. Në qendër të romanit pra është fati i Karlit, i cili zgjedh të migrojë nga Shqipëria pas rënies së komunizmit. Autori shpalos raportin mes dy bijve të një ish-komunisti fanatik që i kishte emëruar njërin Karl, për nder të Karl Marksit dhe tjetrin Frederik, për nder të Fredrik Engelsit. Të dy këta vëllezër kanë ide të kundërta dhe jeta larg njëri-tjetrit tashmë e ka komplikuar raportin mes tyre. Personazhi kryesor Karli është ikanaku që arrin të krijojë një jetë të re e të krijojë bindje të ndryshme prej nacionalizmit ballkanik dhe tjetri është Frederiku që vendosi ta kalojë gjithë jetën në Ters, kur të gjithë zgjidhnin të iknin nga Shqipëria. Jeta i bashkon sërish këta të dy në një rast dhimbjeje, siç është humbja e babait, sikur për t’ua kujtuar se sa të ndryshëm prej njeri-tjetrit janë. “I keqi i vetes” ndjek dy linja rrëfimi, ndonëse kryesorja është ajo e Karlit, shkrimtarit e njeriut mendjehapur që nuk e gjen veten në qytetin e lindjes, por në këtë roman nuk mungon as perspektiva e Frederikut, i cili gjithashtu është i bindur se nuk ia vlen të jetosh duke folur gjuhët e botës, larg vendit tënd.


Para romanit “I keqi i vetes” Gazmend Kapllani arriti një sukses në Greqi, në Shqipëri, në Itali dhe në Amerikë me romanin e tij “Ditar i shkurtër kufijsh”. Kapllani ka lindur në vitin 1967 në Lushnjë dhe ka emigruar nga Shqipëria në Greqi në vitin 1991. Ai është tani një shkrimtar i suksesshëm, dramaturg, gazetar dhe mbrojtës i të drejtave të emigrantëve shqiptarë. 



(Portali Shkollor)

1,679 Lexime
6 vjet më parë