Latif Ajrullai, profesori i shkencave dhe presidenti i kompanisë “Albas”
“Në javën e parë të nëntorit të vitit 2020 u nda nga jeta një nga mendjet e ndritura të kombit shqiptar Latif Ajrullai. Si e njoha unë profesorin?”, shkrim përkujtimor nga Doktori i shkencave në fizikë, Bajram Salianji.
Në javën e parë të nëntorit të vitit 2020 u nda nga jeta një nga mendjet e ndritura të kombit shqiptar Latif Ajrullai . Njoftimin për këtë lajm të kobshëm, si shumë të tjerë edhe unë e mësova përmes portalit shkollor të Albasi-t.
Si e njoha unë profesorin?
Personalisht e kam takuar në dy panaire të librit. Në takimin e parë, pasi i hodha një vështrim pavijonit të Shtëpisë Botuese Albas, bleva librat që më interesonin…
Më pas shkova t`i jap dorën personelit të Albas-it. Aty ishte edhe vetë presidenti i kompanisë Zoti Latif Ajrullai. E takova dhe në këtë çast një pjesëtar i kompanisë, u kthye nga profesori dhe, pasi i tha emrin tim, shtoi se vitet e fundit ka nisur të shkruajë materiale pedagogjike, të cilat i publikon në portalin tonë…
Ai më vështroi drejt në sy. Një shikim i veçantë, që edhe sot e mendoj se edhe vështrime të tilla nga ana fizike, të çojnë të shohësh aq larg në ndërmarrjen e hapave viganë që ndërmori profesori i nderuar.
Portali shkollor që ai ideoi dhe realizoi së bashku me stafin drejtues të Albasit, prej vitesh shërben si një dritare për mësuesit. Këtu ata gjejnë të gjitha materialet e hartuara nga instancat e larta të arsimit, si dhe lexojnë materialet e njëri-tjetrit.
Dhe më tej akoma, portali përbën një vlerë të shtuar duke e bërë arsimin shqiptar të njohur në vendet rajonit tonë dhe më gjerë.
-E ku ka vlerë më të madhe se sa arsimi për një vend…
Me tekstet mësimore digjitale, ai së bashku me stafin drejtues, personelin ndihmës, autorët e teksteve, hapi një sipar të ri në mjaft familje të Shqipërisë, por edhe të bashkëkombësve tanë në Maqedoni, Kosovë dhe Preshevë.
Së fundi po i rikthehem pyetjes së parashtruar më sipër. Përmend këtu një shprehje të njohur se njerëzit njihen nga veprat që lënë.
Lidhur me këtë po jap një përjetimin tim. Rreth dy vite më parë po shkruaja një material për ta publikuar në portal. Materiali lidhej me situatat e të nxënit, duke përdorur pjesë nga librat jashtëshkollorë... Për një çast mendova:
Sikur të mos kishte sjellë profesor Latifi në shqip librat: “100 Shkencëtarët që ndryshuan botën”, “Më quajnë Nikola Tesla” dhe “Më quajnë Tomas Edison”, ky material nuk mund të realizohej…
Nga Bajram Salianji
Doktor i shkencave në fizikë
Tiranë, më 06 Nëntor 2021
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Leximi dhe fëmijët, libra jashtëshkollorë për çdo grupmoshë
Përdorimi i paketës “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, niveli II”, disa strategji mësimdhënieje e të nxëni nga Aurela Konduri
Botimet “Albas” në secilën shkollë të Kosovës