Lexojmë për fëmijët, bëhemi miq të librit dhe argëtohemi!
Në bibliotekën Hamit Beqaj, u organizua takimi “Lexojmë për fëmijët, bëhemi miq të librit dhe argëtohemi”. Qëllimi i këtyre takimeve, përveçse argëtues është edhe këshillues, është edhe nxitës. Të orientojnë fëmijët drejt librit.
Në bibliotekën Hamit Beqaj, u organizua takimi “Lexojmë për fëmijët, bëhemi miq të librit dhe argëtohemi”. Me këshillën dhe ftesën e hapur “Prindër sillni fëmijët në bibliotekë”, u realizuar aktiviteti i parë për vitin 2019. Botuesja dhe bashkëautorja e librit, Rita Petri, shprehet:
“Punën time të parë këtë vit do ta nis duke iu lexuar fëmijëve librin me legjendat për vendet shqiptare... do të bëjmë një "udhëtim" në vende fantastike, por dhe reale, që ata të kuptojnë se çfarë trashëgimie të mrekullueshme shpirtërore dhe natyrore ka atdheu ynë”.
Takimi nisi me pyetje të përgjithshme rreth raportit te femijëve me librin, nëse ata pëlqejnë me shumë të lexojnë libra apo të shikojnë filma. Përgjigjet ishin të ndryshme, disa fëmijë kishin dëshirë të lexonin libra e disa të tjerë kishin dëshirë të shikonin filma.
Përgjigjet e tyre entuziaste dhe mbresëlënëse, u pasuruan akoma më tepër, kur përgjigjeshin se kishin filluar të lexonin në moshë të hershme, disa kishin filluar në moshën pesë vjeçare, disa të tjerë me fillimin e shkollës, por një pjesë e madhe e fëmijëve dhanë përgjigjen se prindërit i kishin ndihmuar të lexonin që kur ishin në kopësht. Edhe një grupmoshë më e vogël ishte pjesë e aktivitetit.
Gjatë këtij aktiviteti u lexuan legjenda të ndryshme shqiptare, të cilat fëmijët i dëgjuan me shumë endje dhe kënaqësi.
Botuesja dhe autorja e Legjendave Shqipatare shprehet se ky libër është një formë e ritregimit të legjendave, me një koncept shumë të bukur sepse ritregohen vendet, siç janë në legjendë, dhe ndërkohë ashtu si janë në realitet. Ndërkohë u bë edhe një bashkëbisedim i bukur me fëmijët, sepse ata shumë nga këto vende i kishin vizituar, i kishin parë, prindërit i kishin dërguar dhe në këtë mënyrë ata kishin mundësitë të fantazonin rreth tyre, sepse i bashkangjitet edhe elementi fantastik. Gjithashtu, çfarë është për t’u vlerësuar, është se fëmijët dinin ta bënin shumë mirë dallimin midis legjendës dhe përrallës. Nëse përralla çdo element e ka fantastik, legjenda e ka një bazë reale. Pra, takimi u kthye jo vetëm në një lexim, por edhe në një bashkëbisedim shumë të bukur me fëmijët.
A ndikojnë këto takime, këto lexime në formësimin e atyre qe nesër do jenë të rinjtë tanë?
Patjetër, sepse është shumë gjë e bukur kjo që ndodh në bibliotekë, dhe leximi sa është i bukur, sepse sot kemi një brez që lexon. Sa janë të vegjël, u lexojnë prindërit. Leximi shijohet kur bëhet si proçes vetë, por leximi shijohet edhe kur bëhet në bashkësi. Leximi i një libri e nxit fëmijën të lexojë një libër tjetër dhe kjo është e bukur a e këtyre takimeve “Nxitja për librin”. Dhe këtu ka fëmijë që mbajnë libra në duar, ishin aktivë në bibliotekë dhe sigurisht që kënaqësia është e madhe për t’u rikthyer.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
"Shoqja ime ka sindromën Daun"- libri edukativ për gjithëpërfshirjen e fëmijëve në shkollë e kudo
"Ylli i zemrës"-Lasgush Poradeci, lexim i komentuar nga Rita Petro
Tituj librash për festat kombëtare të 28-29 Nëntorit nga ALBAS