Shkolla qendër komunitare

Larmishmëri aktivitetesh në gjimnazin “Havzi Nela”

Klasat që zhvillojnë mësimin pasdite do të flisnin dhe përgatiteshin për të promovuar vlerat e produkteve të zonës. Prezantimi i Produkteve Etno-Kulturore të Krahinës së Lumës. Ndërsa grupi i klasave të tjera kishte në fokus mbrojtjen e mjedisit.

Në Kuadër të Aktiviteteve të ndryshme si shkollë me qendër komunitare shkolla “Havzi Nela” në Kukës ka organizuar disa aktivitete. Nxënësit u ndanë në dy grupe, grupi i parë nxënësit që zhvillojnë mësimin paradite dhe nxënësit që e zhvillojnë mësimin pasdite. Ndanë të gjitha detyrat. Fillimisht u përcaktua se çfarë do të përgatisë secili grup e më pas grupet u organizuan me njëri-tjetrin.

Klasat që zhvillojnë mësimin pasdite do të flisnin dhe përgatiteshin për të promovuar vlerat e produkteve të zonës. Prezantimi i Produkteve Etno-Kulturore të Krahinës së Lumës. Ndërsa grupi i klasave të tjera turni i paradites kishte në fokus mbrojtjen e mjedisit.

Në këtë aktivitet 10 klasa kanë vepruar nën moton mbjellim nga 1 pemë për gjelbërimin e ambienteve rreth shkollës. Ndërsa grupimi i nxënësve të klasave të X-ta janë angazhuar në ndërtimin e një terreni sportiv konkretisht fushë volejbolli në një ambient më të këndshëm miqësor ndaj mjedisit dhe i rëndësishëm për të gjithë.

Nën kujdesin e mësuesve, nxënësit ia kanë dalë që ky aktivitet t’i arrijë objektivat dhe të vlerësohet i suksesshëm. Nxënësit ishin shumë të entuziazmuar pas përfundimit të këtyre aktiviteteve të larmishme.

(Portali Shkollor)

2,165 Lexime
7 vjet më parë