21 MARSI

Kushi në Ditën Botërore të Sindromës 'Down': Suksesi varet nga mendja e shpirti, jo nga numri i kromozomeve!

“Suksesi varet nga mendja e shpirti, jo nga numri i kromozomeve!”, ky është mesazhi që përcjellë sot në Ditën Botërore të Sindromës Down ministrja Kushi teksa sjellë në vëmendjen tonë një shembull suksesi. Ajo është Selma.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ditën Botërore të Sindromës Down e ka sjellë në vëmendje të të gjithëve me një shembull suksesi, duke dëshmuar se janë mendja e shpirti ato që të çojnë drejt suksesit.


Statusi i plotë i ministres:


Suksesi varet nga mendja e shpirti, jo nga numri i kromozomeve!

Sot në Ditën Botërore të Sindromës Down dua t'ju prezantoj me Selmën, një nxënëse tejet e veçantë në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” në Kavajë, e cila dëshmon se me punë, vullnet, përkushtim dhe mbështetjen e duhur kushdo mund t'ia dalë në jetë. 

Selma është një frymëzim për të gjithë ne, pasi përveçse është një nxënëse shumë e mirë, ajo gatuan dhe shtron drekën tek Shtëpia e të Moshuarve, prezanton koncerte dhe aktivitete, aktron shkëlqyeshëm madje edhe në rolin e Zhulietës, merr pjesë në sfilata si modele, si dhe në vitin 2018 u shpall “Aktivistja Speciale e Vitit” nga Ministria e Arsimit. 

Selma do të vijojë shkollën e lartë, edhe pse ende nuk e ka vendosur nëse do të zgjedhë diplomacinë, aktrimin apo ndonjë degë tjetër. 

Suksese Selma!



Kaltra Tafani 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

1,424 Lexime
2 vjet më parë