Kush dhe cili?
Si t’i përdorim saktë këta dy përemra pyetës?
Kur duhet të përdorim përemrin pyetës “Kush” dhe kur “Cili”?
Me anë të përemrave pyetës ne pyesim për frymorë e sende, për sasinë, rreshtin, përkatësinë a tiparet e tyre. Por shumë herë na ndodh t’i hasim apo edhe t’i shkruajmë e përdorim vetë gabim, duke përdorur njërin në vend të tjetrit. Edhe për këtë çështje gramatika e gjuhës shqipe e ka një përgjigje.
a) Përemri pyetës “Kush” ka një kuptim shumë të pacaktuar se përemri “Cili” dhe përdoret vetëm për njerëz. Pra, me përemrin pyetës “Kush” ne shprehim kërkesën për të njohur apo emërtuar një njeri:
-Kush të shoqëroi në shkollë? Kush është? Kush të tha? Kush e bëri?
-Kush do të emërohet në vend të tij? Kush e pa? E pe kush erdhi? Kush ishte?
b) Përemrin pyetës “Cili” përdoret edhe për frymorë, edhe për sende. Zakonisht ky përemër zëvendëson përemrin “kush” te frymorët, kur kërkohet a bëhet njëfarë përcaktimi më i saktë i pyetjes. Pra, përdorim përemrin pyetës “Cili” kur pyesim për sende, por edhe kur duam të përcaktojmë, konkretizojmë, saktësojmë ose veçojmë një frymor nga grupi ku ai bën pjesë.
- Cili prej tyre ta tha këtë gjë? Cili libër të pëlqen më shumë është?
- Cili telefon të pëlqen më shumë? Cilin fustan zgjodhe në dyqan?
Pra, kujdes! Kur pyesni për një send, mos përdorni kurrë përemrin pyetës “kush”.
(Përgatiti: Sevi (Lami) Agolli; Portali Shkollor)
Gabime në përdorimin e trajtave të shkurtra në gjuhën shqipe
75 emra, nga njëjësi në shumës
Përdorimet e gabuara të apostrofit/Si ta përdorim drejt apostrofin