Kur nxënësit dhe mësuesit bëhen bashkëpunëtorë

Në klasën digjitale në shkollën “Leonik Tomeo” në Durrës gjejmë 4 nxënës të cilët janë duke punuar. Në fakt Rolandi, Edvini, Selimi dhe Edisoni janë nxënës të apasionuar pas teknologjisë

Në klasën digjitale në shkollën “Leonik Tomeo” në Durrës gjejmë 4 nxënës të cilët janë duke punuar. Në fakt Rolandi, Edvini, Selimi dhe Edisoni janë nxënës të apasionuar pas teknologjisë. Ata e njohin tashmë shumë mirë faqen e Portalit Shkollor, procesin e shkarkimit të librave digjital dhe mësojnë lehtësisht me librat e ALBAS.

Mësuesja e informatikës na shpjegon se 4 nxënësit e ndihmojnë sa herë që ajo ka nevojë. Teknologjia është e domosdoshme që ata të ecin përpara në rrugën e dijes.

Në këtë shkollë të gjithë mësuesit dhe nxënësit i kanë shkarkuar librat digjital të shtëpisë botuese ALBAS dhe punojnë me ta që në nisje të procesit mësimor. Ata na tregojnë se nuk kanë hasur vështirësi dhe madje ajo çka na befason është se ata kanë sygjerime për të pasuruar më tej këtë projekt i cili lehtëson më tej procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

4,189 Lexime
8 vjet më parë