Motivimi në mësimin e një gjuhe

Kultivimi i një karriere kulturore në mësimin e gjuhës

Suksesi në mësimin e një gjuhe varet më pak nga materialet, teknikat dhe analizat gjuhësore dhe më shumë nga ajo që ndodh brenda dhe mes grupit të një klase të caktuar. Mësimdhënia përqendrohet te nxënësit, por mësuesit janë figura kryesore në çdo klasë, ata krijojnë atmosferën e pavarur.

Suksesi në mësimin e një gjuhe varet më pak nga materialet, teknikat dhe analizat gjuhësore dhe më shumë nga ajo që ndodh brenda dhe mes grupit të një klase të caktuar. Mësimdhënia përqendrohet te nxënësit, por mësuesit janë figura kryesore në çdo klasë, sepse janë pikërisht ato që krijojnë atmosferën e pavarur. 

Mësimi i një gjuhe është nga natyra e tij një ndërmarrje kolektive dhe procesi është më efektiv kur klasa punon si një grup i unifikuar. Përdorimi vetëm i tekstit shkollor kufizon aftësinë për të marrë pjesë në mësimdhënie inovative dhe krijuese.


Motivimi, faktori kyç për një mësimdhënie te suksesshme

Nëse mësuesit janë të motivuar për të dhënë mësim, ka një shans të mirë që nxënësit të motivohen për të mësuar. Motivimi për të mësuar çon në një veprim të suksesshëm që përkthehet dëshirë plus energji. Si mësues ne jemi pjesë e një grupi dhe ndonjëherë mund të jetë e dobishme të ndajmë diçka për veten me nxënësit tanë.


Në një komunitet mësimor: 

  • Nxënësit dinë të respektojnë njëri-tjetrin; 
  • Mësuesit nxisin ndjenjën e identitetit dhe ndihmojnë nxënësit të njohin dhe zhvillojnë forcën e tyre;
  • Nxënësit nxisin zhvillimin e një koncepti pozitiv për veten.


Ndikimet në mësimin e gjuhës janë: 

  1. Faktorët individualë të cilat përfshijnë  motivimin, ankthin dhe stilet e të mësuarit. 
  2. Faktorët relativë të cilat përfshijnë marrëdhëniet mes mësuesve dhe nxënësve dhe nxënësve me njëri-tjetrin. 

Krijimi i një komuniteti të të mësuarit mund të pasurojë dhe të sjellë entuziazëm në jetën e klasave tona.



Nga lektorja e gjuhës angleze Ana Llazo


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,494 Lexime
1 vit më parë