Kukës, Panairi i Shëndetit në Këndin Amerikan
Këndi Amerikan mirëpriti nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe banorë të tjerëtë cilët morën informacion të rëndësishëm për shëndetin.
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kukës morën pjesë në një aktivitet ku u informuan për shëndetin, si mund të japin ndihmën e parë, si realizohet frymëmarrja artificiale dhe se si duhet të sillen në situata të caktuara.
Aktiviteti u zhvillua nga American Corner Kukës në partneritet me Kryqin e Kuq Shqiptar, Policinë e qytetit, Qendrën Shëndetësore, Maternitetin dhe Zyrën e Shërbimeve Sociale të Kukësit organizoi një Panair për Shëndetin.
Këndi Amerikan mirëpriti nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe banorë të tjerë. Vullnetarët e Korpusit të Paqes Alex Schëier dhe Julia Gross kordinuan këtë aktivitet të suksesshëm i cili u dha informacion të rëndësishëm më shumë se 300 personave në qytetin e Kukësit.
Publikohen datat për plotësimin e formularit A1 dhe A1Z, Matura Shtetërore 2025
Shkollat në Tiranë, deri në orën 16:00 prej shtatorit, Rama: Nxënësit do të kenë të siguruar edhe drekën
Shkolla qendër komunitare, plani vjetor i shkollës