
Kualifikimi i mësuesve/ Dokumentet dorëzohen deri më 27 shkurt, provimi do të zhvillohet më 29 prill
Provimi më shkrim për mësuesit e kategorisë II dhe III të kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023 do të zhvillohet më datën 29 prill nga ora 10 deri në orën 12 e 30 në Tiranë, në mjedise të planifikuara nga ASCAP. Më poshtë njihuni me udhëzuesin.
Mësuesit që kërkojnë të kualifikohen, duhet të plotësojnë kërkesën për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon atë në ZVAP së bashku me portofolin profesional sipas profilit përkatës, brenda datës 27 shkurt 2023.
Lista e mësuesve që do të marrin pjesë duhet të bëhet e ditur atyre deri më datë 17 mars 2023, në mënyrë që secili mësues të kontrollojë të dhënat dhe vlerësimet e portofolit të tij.
Ndërsa provimi më shkrim për mësuesit e kategorisë II dhe III të kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023 do të zhvillohet më datën 29 prill nga ora 10 deri në orën 12 e 30 në Tiranë, në mjedise të planifikuara nga ASCAP.
Ndërkaq, ata mësues të cilët do të kualifikohen për 20-vjeçarin ose marrjen e titullit “Mësues Mjeshtër”, ndryshe nga më parë këtë vit duhet të japin një orë mësimi të hapur në prezencën e përfaqësuesve nga rrjeti profesional, drejtuesit e shkollës, ekipi lëndor,këshilli i prindërve.
“ZVA në bashkëpunim me drejtuesit e rrjeteve profesionale harton kalendarin e zhvillimit të orëve mësimore të hapura për mësuesit e kategorisë së parë të kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023 në periudhën 3 prill-28 prill 2023 dhe e miraton atë për të gjithë kandidatët”, thuhet në njoftimin zyrtar të MAS që iu është shpërndarë ZVA-ve për organizimin dhe procedurat e provimit të kualifikimit.


UDHËZIMI PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E KUALIFIKIMIT TË MËSUESVE
Kaltra Tafani
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese
Hartimi i projektit kurrikular
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat