UNIVERSITETI

Kriteret e pranimit në UPT, për vitin akademik 2019-2020

Kriteret e pranimit për programet e studimit të Ciklit të Parë, të ofruara nga fakultetet e UPT si më poshtë...

Kriteret e pranimit në UPT, për vitin akademik 2019-2020


A. Kriteret e pranimit për programet e studimit të Ciklit të Parë, të ofruara nga

Fakultetet e UPT si më poshtë:


1. Fakulteti I Inxhinierisë Mekanike me programet e studimit:

▪ Bachelor në Inxhinieri Mekanike

▪ Bachelor në Inxhinieri Materiale

▪ Bachelor në Inxhinieri Tekstili dhe Modë

▪ Bachelor në Inxhinieri Ekonomike


2. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike me programet e studimit:

▪ Bachelor në Inxhinieri Elektrike-Profili Automatizim i Industrisë

▪ Bachelor në Inxhinieri Elektrike-Profili Energjitikë

▪ Bachelor në Inxhinieri Mekatronike


3. Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave me programet e studimit:

▪ Bachelor në Inxhinieri Gjeoinformatikë

▪ Bachelor në Inxhinieri e Burimeve minerare

▪ Bachelor në Inxhinieri e Naftës dhe Gazit

▪ Bachelor në Inxhinieri Gjeomjedisi

▪ Bachelor në Inxhinieri Gjeologjike


4. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit me programet e studimit:

▪ Bachelor në Inxhinieri Elektronike

▪ Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni

▪ Bachelor në Inxhinieri Informatike


5. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit me programet e studimit:

▪ Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi

▪ Bachelor në Inxhinieri Hidroteknikë

▪ Bachelor në Inxhinieri Mjedisi

▪ Bachelor në Inxhinieri Gjeodet


6. Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, me programet e studimit:

▪ Bachelor në Inxhinieri Matematike

▪ Bachelor në Inxhinieri Fizike

- Kandidatët duhet të kenë mesataren e shkollës së mesme mbi 6 (gjashtë).

- Renditja e aplikantëve do të bëhet referuar pikëve të grumbulluara sipas

formulës:

[0.7*Mes(VKM) + 0.3(0.5*Mes(Matematike) + 0.4*Mes(Fizike) + 0.1*Mes (Kimi)] * Kkoef. Shkollës*1000


Ku:

- Mes(VKM), nota mesatare e thjeshtë, e të gjitha viteve të shkollës së mesme, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2019-2020, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” neni 74, pika 1;


- Mes(Matematike), nota mesatare e thjeshtë e matematikës në të gjitha vitet e shkollës së mesme, përfshire rezultatin në provimet e Maturës Shtetërore;


- Mes(Fizike), nota mesatare e thjeshtë e fizikës, në të gjitha vitet e shkollës së mesme, përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore të provimit me zgjedhje;


- Mes(Kimi), nota mesatare e thjeshtë e kimisë në të gjitha vitet e shkollës së mesme përfshire rezultatin në Maturën Shtetërore të provimit me zgjedhje;


- Kkoef. Shkollës, koefiçenti i shkollës së mesme, për vitin akademik 2019-2020. B. Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, për programet e integruara të studimit:


▪ Master i Shkencave në Arkitekturë-Profili Arkitekt

▪ Master i Shkencave në Arkitekturë-Profili Urbanist Dhe për programin e studimit:

▪ Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn ka vendosur këto kritere:

• Kandidatët duhet të kenë mesataren e shkollës së mesme mbi 6 (gjashtë).

• Renditja e aplikantëve do të bëhet referuar pikëve të grumbulluara sipas formulës:

0.6 * Mes(VKM) * Kkoef. Shkollës* 1000 + 0.4 * T(Testi) * 100

Mes(VKM), nota mesatare e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin akademik 2019-2020, sipas Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë” neni 74, pika 1;

Kkoef. Shkollës, koefiçenti i shkollës së mesme, për vitin akademik 2019-2020.

T(Testi), rezultati i testimit, i organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, i cili përbëhet nga katër (4) komponentë:

• Test i arsyetimit logjik 25% T(Testi), (25 pikë)

• Test i kulturës së përgjithshme 25% T(Testi), (25 pikë)

• Test i historisë dhe historisë së arkitekturës 25% T(Testi), (25 pikë)

• Test i vizatimit dhe prezantimit 25% T(Testi), (25 pikë)


(Portali Shkollor)

5,113 Lexime
5 vjet më parë