Kriteret e pranimit në ciklin e parë të studimeve bachelor për vitin akademik 2019-2020
Universiteti i Tiranës publikon kriteret e pranimit në ciklin e parë të studimeve, bachelor, për vitin akademik 2019-2020. Secili fakultet parashtron kriteret e tij...
KRITERET E PRANIMIT NË CIKLIN E PARË TË STUDIMEVE BACHELOR
VITI AKADEMIK 2019-2020
Kriteret e miratuara nga Universiteti i Tiranës për pranimet në ciklin e parë të studimeve dhe një program të integruar të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, për vitin akademik 2019-2020, janë si më poshtë:
I. Fakulteti i Drejtësisë
1.1. Nota mesatare e përgjithshme e të gjithë viteve të shkollës së mesme 40% të vlerësimit
1.2 Nota mesatare e të gjithë provimeve të maturës shtetërore 20% të vlerësimit
1.3 Lëndët formuese:
a. Gjuhë Shqipe (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10%
b. Gjuhë e huaj, e parë (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10%
c. Letërsi (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 5%
d. Qytetari (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5%
e. Histori (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5%
f. Ekonomi (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5%
Koeficienti i shkollës së mesme
• Të gjitha shkollat e mesme gjimnaze (përjashtuar gjimnazin me kohë të shkurtuar) e kanë koeficientin 1.2
• Të gjitha shkollat e mesme me karakter profesional e kanë koeficientin 1.0
II. Fakulteti i Ekonomisë
2.1 Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
2.2 Nota mesate e gruplëndëve (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e maturës shtetërore, përbëjnë 50% të vlerësimit:
a. Matematikë 15%
b. Ekonomi 15%
c. Fizikë 10%
d. Gjuhë e Huaj 10%
III Fakulteti i Shkencave të Natyrës
3.1 Programi i studimit Biologji
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 70% të vlerësimit
b. Nota e Biologjisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20%
c. Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
3.2 Programi i studimit Bioteknologji
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 70% të vlerësimit
b. Nota e Biologjisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20%
c. Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
3.3 Programet e studimit Kimi, Kimi Industriale dhe Mjedisore, Kimi dhe Teknologji Ushqimore
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e
maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
b. Nota mesatare e Kimisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
c. Nota mesatare e Biologjisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
d. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
e. Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
f. Nota e Fizikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
3.4 Programi i studimit Matematikë
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e
maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
b. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 30%
c. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20%
3.5. Programi i studimit Fizikë
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
b. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
c . Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
d. Nota mesatare e Kimisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
e. Nota e Fizikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
f. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10%
3.6 Programi i studimit Informatikë
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
b. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 15 %
c. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 5%
d. Nota mesatare e TIK (kurrikul bërthamë viti I+II) 10%
e. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20%
3.7 Programi i studimit Inxhinieri Matematike dhe Informatike
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
b. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 30%
c. Nota e provimit të Matematikës në Maturë Shetërore 10%
d. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje viti III) 10%
3.8 Programi i studimit Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
a. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
b. Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 15%
c. Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 5%
d. Nota mesatare e TIK (kurrikula bërthamë viti I+II) 10%
e. Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje viti III) 20%
IV Fakulteti i Shkencave Sociale
A. Koeficienti i shkollave
A1. Shkollat e kategorive gjimnaz, gjimnaz dygjuhësh shqip-italisht, shqipgjermanisht dhe shqip-frëngjisht kanë koeficientin 1.4
A2. Shkollat e kategorive pedagogjike, gjimnaz gjuhësor, shërbimet sociale dhe shëndetësore, si dhe shkolla administrim biznes kanë koeficientin 1.2
A.3 Gjithë shkollat e tjera të kategorive profesionale kanë koeficientin 1
B. Kriteret e pranimit
4.1 Nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme 40%
4.2 Nota mesatare aritmetike e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje të MSH 30%
- Për maturatët që japin provim me zgjedhje lëndët Qytetari, Psikologji ose FilozofiSociologji aplikohet koeficienti 1.2
- Për maturanët që nuk japin një nga këto lëndë në provimet me zgjedhje aplikohet
koeficienti 1.
4.3 Nota mesatare aritmetike e gruplëndëve formuese në shkencat sociale përbën 30%
a. Qytetari dhe Filozofi (kurrikul bërthamë klasa 10 e 11)
b. Psikologji dhe Sociologji (kurrikul me zgjedhje, klasa 12)
- për maturantët që kanë zgjedhur në klasën e 12 si lëndë me zgjedhje
Psikologji ose Sociologji, ose të dyja, aplikohet koeficienti 1.2
- maturantëve që nuk kanë zgjedhur në klasën e 12 si lëndë me zgjedhje Psikologji ose Sociologji, ju llogaritet thjesht mesatarja e lëndëve të zhvilluara nga fusha e shkencave sociale (kurrikul bërthamë, Qytetari dhe Filozofi, klasa 10 e 11)
V. Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë
5.1 Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës mesme 80 %
5.2 Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e provimeve të Maturës Shtetërore 20%
VI. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
6.1 Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës së mesme, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore 100%, për programet e studimit:
Gjuhë frënge
Gjuhë italiane
Gjuhë gjermane
Gjuhë spanjolle
Gjuhë Turke
Gjuhë Greke
Gjuhë ruse
6.2 Për programin e studimit Gjuhë angleze:
6.2.a. Zotërimi i gjuhës angleze në nivelin B2, në përputhje me kurrikulën bërthamë, gjuhë e huaj e parë, Shkalla VI, Klasa XII, bazuar në vlerësimet përkatëse me notë në vitin XII
6.2.b. Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës së mesme, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore 60%,
6.2.c. Konkursi i pranimit për testimin e njohurive gjuhësore 40%
VII. Filiali Sarandë
7.1 Kriteret e pranimit për dy programet e studimit të Filialit Sarandë do të jenë të njejta me
kriteret që do të kenë fakultetet bazë
7.2 Fakulteti i Ekonomisë, programi i studimit Administrim Biznes
7.3 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, programi i studimit Gjuhë Angleze
(UNIVERSITETI I TIRANËS)
Udhëzuesi i përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpisë
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Nisi Panairi i Librit, nga data 13-17 nëntor jeni të mirëpritur në Pallatin e Kongreseve