Projekt kurrikular ndërlëndor

“Krijoj librin tim të parë në kompjuter”

Ky projekt u realizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit në shkollën 9-vjeçare Pajovë. Për realizimin e tij morën pjesë të gjithë nxënësit, mësuesit si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Lënda: TIK

Projekt kurrikular ndërlëndor

Tema: “Krijoj librin tim të parë në kompjuter”

Koha e realizimit 3*45=135 minuta

Përfituesit: Nxënësit e klasave të IX

Vendi i aplikimit: Shkolla

Koha: Tetor-maj

Hapësira aplikimit: 3 orë mësimore

Qëllimi: Të realizojë një projekt kërkimor me karakter dëshmues rreth etapave që ndiqen për shkrimin e një libri.

Metodat e rekomanduara: Hulumtim, braimstorming, pune ne grup, rrjeti diskutimit, bisedë.

Literatura: Materiale nga interneti, materiale nga gjuha shqipe, materiale për ditën ndërkombëtare të librit.

Objektivat e projektit: Të realizojë një projekt me karakter kërkimor për të dëshmuar etapat se si krijohet një libër dhe të marrë informacion për shkrimtarët e brezit të humbur.


Ora e parë

Koha: 45 minuta

Qëllimi: Të njohë nxënësit me temën e projektit dhe grupet e punës

Metodat e rekomanduara: Brainstorming, punë në grup, libra të ndryshëm.

Objektivat e orës së parë:

  • Të njihen nxënësit me temën.
  • Të njihen me disa metoda pune që mund të ndjekë për të realizuar detyrën.
  • Të njihet me burime të ndryshme informacioni.
  • Të njihet nxënësi me anëtaret e grupit ku ai do të bëhet pjesë.
  • Të marrë detyrën që i caktohet nga lideri i grupit.

Kjo orë mësimi ndjek etapat më poshtë:

• Përzgjedhja nga mësuesi e detyrave sipas aftësive dhe niveleve.

• Ndarja e klasës në grupe.

• Sqarimi për secilin grup të temës dhe objektivave të projektit.

• Zgjedhja e një lideri që do të drejtojë punën e kryer nga secili anëtar.


Tema të shoqëruara për secilin grup 

1. Krijoni një libër sipas imagjinatës suaj.

2. Shkruani veçmas llojin e shkrimit që përdoret 

Në fund të orës mësuesi pyet grupet e punës nëse kanë ndonjë paqartësi.


Ora e dytë:

Koha: 45 minuta

Qëllimi: Të diskutojnë nxënësit me qeverinë e nxënësve rreth librave që ju dhuruan bibliotekës së shkollës me rastin e ditës botërore të librit.

Metoda: Rrjeti i diskutimit / Tryezë e Rrumbullakët / Literatura  /Librat e sjellë / TIK 9 / Gjuha Shqipe 


Objektivat e orës së III:

• Të aftësohen nxënësit të prezantojnë bukur punimin.

• Të aftësohen nxënësit të respektojnë dhe vlerësojnë.

• Të aftësohen nxënësit të pranojnë kritikat miqësore që u bëhen për punën. 

• Të aftësohen nxënësit për të dhënë mendimet e tyre rreth librave që krijuan.


Nisma ishte e mësuesve

Dr. Nuredin Topi

Koordinatori qeverisë së nxënësve Adnand Dranga

Mësuesja e gjuhës Nexhmije Teqja

Mësuesja e TIK Silva Sufali


(Portali Shkollor)

4,623 Lexime
6 vjet më parë