Krahasimi i fëmijëve dhe kritikat në publik/ Përse krijohet familja?
Krahasimi që i bëjmë fëmijës në publik deri diku do ta konsideroja mangësi e mungesë personaliteti, gjë që kthehet në burim konflikti në familje, kështu shprehet gjatë intervistës psikologia Manjola Baçi...
“Ti je djalë i keq” apo “Se ai mëson më humë se ty, ti je dembel”…
Këto janë shprehjet tipike të prindërve, të cilët pa u menduar ua thonë fëmijëve, kur këta të fundit i mërzisin me veprimet e tyre. Por, pa dashur, prindërit lëndojnë fëmijët duke i kritikuar në prani të tjerëve apo duke i krahasuar me shokët me shokët e tyre, e si rrjedhojë kjo ndikon edhe në sjelljen e mëvonshme të tyre.
“Kritika është ngjizja e krahasimit e cila mund të ketë rolin e së mirës, ashtu si dhe krahasimi, por e vërteta e saj është për të deformuar karakterin e udhëhequr nga mendimi i së pavetëdijshmes”, kështu shprehet psikologia Manjola Baçi lidhur me këtë temë. Për Portalin Shkollor, ajo shprehet se sa ndikon kjo sjellje e prindërve, në shëndetin mendor të fëmijëve apo disa këshilla se si duhet të sillen prindërit, pa u shmangur sjelljen aktuale të tyre.
Krahasimin e fëmijëve dhe kritikat në publik, si do t’i përkufizonit?
Krahasimin që i bëjmë fëmijës (qoftë me veten) në publik deri diku do ta konsideroja mangësi e mungesë personaliteti që mund të cedojë sipas krahasimit percetuativ që të rriturit mund të kenë. Me këtë dua të them që, ne të rriturit bëjmë kaq gabime, pasi zinxhiri edukativ kështu ka funksionuar, ku krahasimi bëhej për të nxitur apo ndryshuar personalitetin, Asgje për të justifikuar çfarë u tha më lart, por sjellje jo e përshtatshme pët të edukuar në mënyrë të drejtë. Kritika është ngjizja e krahasimit e cila mund të ketë rolin e së mirës, ashtu si edhe krahasimi, por e vërteta e saj është për të deformuar karakterin e udhëhequr nga mendimi i së pavetëdijshmes.
Cilat janë shprehjet tipike që përdorin prindërit në këto dy raste?
Krahasimi me bashkëmoshatrët është sjellje tipike prindërore. “Ja, si shoku apo shoqja jote të mësosh”, “Ka lezet, jo si ty që e ke mendjen kuturu”…, kur vjen çështja te krahasimi, prindërit kanë një instikt qortimi, pasi shembulli ka Brenda saj krahasim denigrues, gjykim, qortim, kritikë. Sjellje e kritikës, mund të jetë njëra prej disave: “Nuk veprove njëherë si duhet, por vetëm gabim, gjithçka që prek thyhet", mora shembujt më të moderuar, por ka edhe nga më të hidhurat.
A ndikon kjo sjellje e prindërve, në shëndetin mendor të fëmijëve?
Çdo gjë e tepruar dhe poshtëruese për fëmijën lë gjurmë në personalitetin e tij, deformon mënyrën e të menduarit dhe të gjykuarit, kjo sjell konfuzion në jetën personale e sociale gjithashtu. Ndërkohë kjo sjellje nuk ndihmon në marrëdhëniet midis prindërve, pasi edhe ata vetë do vuajnë pasojat e fëmijëve të tyre. Prindërit kanë rolin dominant për të orientuar dhe edukuar zhvillimin intelektual të fëmijës. Çdo sjellje e të rriturit është model për fëmijën. Fëmijët rrezikojnë sjellje patologjike nëse ata rëndohen psikologjikisht, ose traumatizohen në rast të sjelljes kronike. Mund të riskohen çrregullimi i personalitetit si sjellje e dyfishtë të personalitetit, personalitet shmangës, vartës, funksion i së cilës ka dëmtim ndaj vetes, por edhe ndaj shoqërisë.
Po adoleshentët, si e përjetojnë krahasimin apo kritikat?
Mosha e adoleshencëss; ata janë ende fëmijë, por janë në fazën e fëmijës dhe të rritur, gjë që ata e kanë si kundërpërgjigje nëse sulmohen psikologjikisht nga të rriturit, Kritika ndaj tyre vjen me një ashpërsi të njejtë midis palëve, pasi ata për të mbrojtur veten kanë sjellje imituese. Ndaj kritikat për ta janë burim konflikti në familje, por edhe në jetën sociale-mësimore. Do kenë performancë të ulët akademike, dhe interpersonale. Jeta okupacionale e moshës së adoleshencës vështirësohet nëse kritikat do jenë abusive dhe persistente.
Pas krahasimit apo kritikave, si ndihen fëmijët dhe si është sjellja e tyre? Si duhet të jetë?
Dëmi psikologjik i një fëmije të sulmuar nga kritikat dhe ndjenja të krahasimit sjell një përçmim të personalitetit ndaj vetes, që do të thotë, vetë-stimë të ulët, mungesë besimi ndaj vetes dhe të tjerëve, izolim social, si dhe sjellje destruktive fëmijë bullist ndaj fëmijëve të tjerë. Nëse do të kishim mirëkuptim dhe tolerancë ndaj sjelljes dhe këndvështrimit të tyre, do të mbanim larg problematika të shëndetit mëndor të fëmijës dhe sjelljes delikuente të tyre.
Si duhet të veprojë prindi, nëse fëmija reagon ndaj sjelljes së tij?
Prindërit janë kujdestarë shpirtërorë dhe ekuilibrues, mirëkuptues, po them janë, jo duhet të jenë, pasi fëmija njeh këtë figurë prindërore, çdo gjë për ta do jetë e mundur për të kaluar dhe njohur proceset jetësore. Konfliktet e shpeshta kanë një memorizim në psikikën e fëmijës, ndaj detyra e të rriturit pasi njihet me pasojat duhet të ruajë qetësinë dhe të jetë jo frustrues, por frymëzues për fëmijën. Rruga e ndërgjegjësimit së fëmijës nuk është krahasimi dhe kritika, por një formë më e zbutur e saj. Për të nxitur pozitivitetin e fëmijës duhet përkushtim për të sjellë shembuj sesi mund të arrish rezultatin dhe suksesin, por asnjëherë duke krahasuar karakterin, pasi ajo mbetet unike. Prindër, mos harroni që fëmija ka përqindjen e personalitetit dhe hapit tuaj, ajo çfarë e diferencon nga ju është ndryshimi perceptues dhe përmirësimi që po e kaplon këtë epokë innovative. Nuk kam kitika për fëmijët, por as edhe për prindërit, ajo çfarë më lëjohet në mënyrë profesionale është t’u them fëmijëve: “Ju jeni të tillë, ju takon të rriteni gradualisht, nëse viheni në presion nga bashkëmoshatari juaj për nga performance, mbetet për të kuptuar sjelljen tuaj ambicioze, që edhe kjo duhet të jetë e moderuar.” Ndërsa prindërve: “Prindër, po ju përndjek zinxhiri I sjelljes së modelimit përsëritës, e risjellë nga nxitja e subkoshiencës,ndaj edhe kritika nga një psikologe deri dikuështë analizuar për të mos iu rënduar emocionalisht, por për t’iu orientuar drejt mënyrës së duhur, dhe më besoni ka mënyra të duhura dhe ato fillojnë nga dashuria për mirë dhe jo keq.” Ndaj, ju them të fillojnë të mendojnë se përse nisët të krijonit një familje.
(Portali Shkollor).
Festojmë 28-29 nëntorin!
Letër falenderuese mësuesit
Mesazhet më të bukura të nxënësve shqiptar për Ditën e Tokës në Portalin Shkollor