ARSIMI NË KOSOVË

Kosovë, anulohet Testi i Arritshmërisë për klasat e 9-ta. Ja kriteret dhe afatet për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të

Vendim mbi Testin e Arritshmërisë për klasat e 9-ta dhe regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2020/2021, nga MAShT.

Në vazhdën e masave për luftimin dhe parandalimin e COVID-19, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim që të anulohet Testi i Arritshmërisë për klasat e 9-ta për vitin shkollor 2019/2020.


Vendimi është marrë pas situatës së krijuar me shtimin e rasteve të të infektuarve dhe në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe Qeverisë së Kosovës për respektimin e masave mbrojtëse.


Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të për vitin shkollor 2020/2021, MASh ka përcaktuar kushtet, kriteret dhe afatet.


Prishtinë

6 gusht 2020

Burimi: MAShT

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,763 Lexime
4 vjet më parë