Korrupsioni në sistemin e edukimit, njohuritë e të rinjve
Ministri Bajrami mori pjesë në publikimin e raportit “Opinioni publik mbi perceptimin, njohuritë dhe përvojat e të rinjve në fushën e korrupcionit në sistemin e edukimit”
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në Konferencën e publikimit të raportit “Opinioni publik mbi perceptimin, njohuritë dhe përvojat e të rinjve në fushën e korrupsionit në sistemin e edukimit”, ku ka folur për rëndësinë e edukimit pozitiv të të rinjve karshi kësaj dukurie.
Ministri Bajrami, ka vlerësuar se manifestimi i dukurisësë korrupsionit në fushën e edukimit paraqitet në forma specifike, duke qenë se kemi të bëjmë me një fushë ku njerëzit edukohen për të qenë bartës të shoqërisë.
Ministri Bajrami foli edhe për mënyrat se si duhet t’ i qasemi kësaj dukurie, përkatësisht, qasjen e prevenimit të korrupsionit te të rinjtë, duke bërë që ata ta trajtojnë këtë çështje si një lloj krimi dhe qasjen e parandalimit dhe marrjes së masave ndaj dukurive të korrupsionit.
“Arma më e fuqishme e luftimit të korrupsionit në shoqëri është prevenimi dhe edukimi pozitiv i të rinjve, edukimi në frymën e kodit të mirësjelljes, kodit të vlerave të një shoqërie, ku korrupsioni merret si një sjellje devijante e dëmshme për shoqërinë”, është shrehur ministri Bajrami.
Ndër të tjera, ministri Bajrami ka bërë të ditur se, nga ky vit MAShT në bashkëpunim me UNDP- në kanë filluar zbatimin e projektit icili parasheh ndërtimin e një moduli specifik në arsimin parauniversitar që ka të bëjë me integritetin, dinjitetin dhe antikorrupsionin.
“Jemi në fazën fillsetare, por së shpejti, brenda lëndës Edukatë Qytetare do të vendosim disa njësi mësimore lidhur me dëmet që i sjell korrupsioni. Kjo më vonë parashihet që të bëhet edhe si lëndë e veçantë mësimore”, ka thënë ministri Bajrami.
Në konferencë të pranishëm ishin edhe drejtori i Misionit të Agjencisë të SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar në Kosovë-USAID, z. James Hope, drejtues të Lëvizjes FOL dhe aktorë të rëndësishëm të cilët kanë të bëjnë me fushat në të cilat është zhvilluar hulumtimi.
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Pasurimi i bibliotekave shkollore, Manastirliu: Mbi 20 mijë libra për nxënësit në gjithë vendin
Dita e Diasporës, Manastirliu: Nis nga Janari programi “Mësues për Greqinë”, mbështetje financiare për mësuesit e diasporës