INTERVISTË

Konkursi i punësimit për punonjësit e shërbimit social në shkolla, detaje nga Fiqiri Çifligu i DPAP

Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, Shërbimeve dhe Statistikës në DPAP, Fiqiri Çifliku, gjatë një intervistë dhënë për Portalin Shkollor Albas, ka dhënë të gjtiha detajet se si do të zhvillohet konkursi i hapur për t’u punësuar si punonjës i shërbimit psiko-social në shkolla.

Z. Çifiku nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar (DPAP) u lajmërua për vende të lira punë për punonjës të shërbimit psiko-social. Në këtë njoftim ndër të tjera thuhej se kandidatët që dëshironin të merrnin pjesë në këtë konkurs kishin afat të dorëzonin dokumentet në DRAP-et ose ZVA-të e qytetit nga ku janë deri më datë 10 nëntor. 

Shumë prej tyre janë të interesuar të dinë në lidhje me procedurën e përzgjedhjes, si do të përzgjidhen ata, cilat janë kriteret?

Procedura e përzgjedhjes së punonjësve në shërbimin psiko-social në shkolla do të jetë në përputhje me urdhrin nr. 313 datë 20.10.2020 dhe me poshtë për interes të gjithë lexuesve tuaj po japim në mënyrë shteruese kriteret e kërkuara.

Kriteret për tu punësuar në shërbimin psiko-social janë:

Kritere të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas shqiptar
  • Të ketë zotësi te plote juridike për të vepruar;
  • Të mos jete ne kushte shëndetësore qe lejojnë te kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim te formës se prere për kryerjen e një vepre penale;

Kërkesa te veçanta:

  • Të jetë pajisur me diplomë të ciklit të dytë të studimeve në fushën përkatëse;
  • Të jetë pajisur me licencë të ushtrimit të profesionit;
  • Të jetë pjesë e urdhrit përkatës;
  • Të zotërojë njohuri bazë në kompjuter;
  • Zotërimi i gjuhëve të huaja përbën avantazh (certifikata, dëshmi).

Formimi i psikologut dhe punonjësit social është si vijon:

  • Psikologu duhet të ketë diplomë të ciklit të parë dhe diplomë të ciklit të dytë ose ekuivalente në fushën e psikologjisë në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 80/2015
  • Punonjësi social duhet të ketë diplomë të ciklit të parë dhe diplomë të ciklit të dytë ose ekuivalente në fushën e psikologjisë në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 80/2015.



Si do të zhvillohet konkursi? A do të merren ata në pyetje në lidhje me profesionin dhe fushën e tyre? Nëse po, tek cilat materiale duhet të bazohen për të mësuar, apo për të freskuar njohuritë?


Dua të theksoj se urdhri i ri siguron transparencë të plotë të procesit. Pranimi në një vend të lirë pune realizohet nëpërmjet konkursit të hapur. Shpallja për vendet e lira bëhet nga DRAP-et, sipas kërkesave të secilës Zyrë Arsimore, dhe publikohen në faqen e tyre zyrtare dhe DRAP është përgjegjës për te gjitha procedurat e organizmit dhe administrimit të konkurrimit për vendet vakante në njësitë e SHPS-së. Pas publikimit të vendeve vakante, të gjithë kandidatet dërgojnë me postë në adresën e DRAP-it përkatës, dokumentacionin e kërkuar.

Urdhri ri sjell risi edhe në procedurën e konkurrimit pasi kandidatët do të testohen në tre mënyra, vlerësim me dosje, me shkrim dhe intervistë. Urdhri parashikon që punësimi të kryhet sipas renditjes me pikë dhe parimit të transparencës dhe të preferencës, ku kandidati fitues përzgjedh vendin e punës. 

Për këtë qëllim ASCAP në bashkëpunim me: përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë; përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamentin e Politikave dhe Punës Sociale, dhe Urdhri e Psikologut, ka hartuar: 

  • Programin orientues për psikologun shkollor;
  • Programin orientues për punonjësin social;
  • Fondin e pyetjeve për psikologun shkollor; 
  • Fondit të pyetjeve për punonjësin social. 

Programet orientuese tashmë janë publikuar dhe të interesuarit mund t’i konsultojnë ato në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme apo Drejtorive Rajonale.

Procedura e rekrutimit do të ndiqet nga një komision Ad-Hoc me përfaqësues të MASR, ASCAP, DPAP dhe DRAP.



Ka një shifër konkrete se sa do të punësohen?


Drejtoria e Përgjithshme ka bërë një studim të detajuar duke u mbështetur edhe në parashikimet e urdhrit për numrin e nxënësve që duhet të mbulojë një punonjës i shërbimit. Për vitin 2020-2021 janë parashikuar rreth 320 shtesa për vende vakante dhe provizore (rreth 200 Psikologë dhe 120 Punonjës Social). Pra kemi pothuaj një dyfishim të numrit të punonjësve në sistem.



Pse po ndodh ky shtim numri të punësuarish të shërbimit psiko-social në shkolla dhe a do të jetë ai i përkohshëm? A ka lidhje me situatën e pandemisë që po kalojmë? Nëse po çfarë do të ndodh më pas me ta nëse misioni i tyre do të mbaroj? Pra do të mbesin të papunë?


Në situatën e Covid-19  që po kalojmë, shtimi i punonjësve të shërbimit psiko-social në shkolla sigurisht do të ishte shumë e nevojshme, por në fakt për shtimin e tyre është planifikuar para fillimit të pandemisë pasi në politikën e MASR shtimi dhe forcimi i këtij shërbimi janë prioritet dhe ka pasur një vëmendje të veçantë.



Cilat do të jenë detyrat e këtyre punonjësve pasi të punësohen në institucionet e arsimit parauniversitar? 


Detyrat e punonjësve të rinj janë të përcaktuara në përshkrimin e punën që një punonjës i këtij shërbimi duhet të kryejë në shkollë. Sigurisht këta punonjës do të kenë të njëjtin status që kanë edhe gjithë punonjësit e tjerë që janë aktualisht pjesë e sistemit arsimor. Aktualisht kemi rreth 340 punonjës psikologë dhe punonjës social të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në gjithë territori dhe këtij numri do i shtohen edhe punonjësit e ri për të cilën të ka nisur procedura e rekrutimit.



Po të drejtat?

Kontratat e punës e cila do të lidhet me secilin prej tyre  do të ketë të gjitha përcaktimet që detyron baza ligjore në fuqi  ku do jenë përcaktuar si detyrimet ashtu edhe të drejtat.



Nga kush do të kontrollohen apo do të mbikëqyren? 


Urdhri përcakton dhe procedurën e mbikëqyrjes së punonjësve në shërbimin psiko-social këtë detyrë do ta kryejë Supervizori i njësisë së shërbimit psiko-social i cili propozohet nga drejtuesi i NJSHPS-së dhe miratohet nga titullari i DRAP-it. Supervizori i njësisë udhëzon nga ana profesionale psikologët/punonjësit socialë në kryerjen e detyrave të tyre, i supervizon ata dhe dokumenton rregullisht çdo supervizim të kryer individualisht ose ne grup, duke hartuar raporte tremujore për drejtuesin e njësisë së shërbimit psiko-social.



Po paga dhe siguracionet e tyre sa do të jenë?


Punonjësit që do të rekrutohen e kam përmendur edhe më sipër do të kenë të njëjtat të drejta detyrime si dhe mënyrë pagesë sikundër kanë punonjësit aktual.




Intervistoi: Nanila Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

6,761 Lexime
4 vjet më parë