Komiteti Teknik i Ekspertëve: Gjimnazistët nga nesër rikthen në klasa për të vazhduar mësimin e kombinuar
Që nga dita e nesërme, 20 prill, nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme do t’i rikthehen mësimit të kombinuar, pra në klasa dhe online. Ky vendim është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si rezultat i përmirësimit të situatës nga koranavirus në vendin tonë.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një konferencë për shtyp lidhur me situatën me koronavirusin në vendin tonë.
Ekspertët kanë thënë se situata është përmirësuar, ku ka një rënie të madhe të mesatares ditore të rasteve pozitive me Covid-19. Nisur nga kjo KTE ka vlerësuar që nxënësit e gjimnazit tashmë mund të rikthehen në klasa.
Kështu, që nga dita e nesërme, 20 prill, nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme do t’i rikthehen mësimit të kombinuar, pra në klasa dhe online.
“Komiteti vlerëson se nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme të cilët kanë qenë në mësim online, si rezultat i përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend, mundet pra të fillojnë edhe mësimin në klasë, pra të futen në skenarin e kombinuar”, kështu ka deklaruar Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli në konferencën e mesditës së sotme .
Ndërsa Ministrja Evis Kushi shprehet optimiste pas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve: “Një hap shumë i mirë për rikthimin në normalitetin që duam”.
“Faleminderit Komitetit Teknik të Ekspertëve për përgjigjen pozitive ndaj kërkesës sonë mbi rikthimin në bankat e shkollës të gjimnazistëve të klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta nga 10 bashkitë e cilësuara deri më tani si zona me risk të lartë infeksioni’ – është reagimi i menjëhershëm i Ministres.
Ndërkohë, ajo nënvizon se: “E kemi nisur tashmë punën bashkë me drejtuesit e institucioneve shkollore dhe zyrave vendore arsimore që masat anti-COVID të jenë në nivelin maksimal dhe çdo gjë të jetë gati për rifillimin e mësimit në shkollë që ditën e nesërme”.
Në fund të publikimit të saj, Ministrja Evis Kushi duke falënderuar çdo mësues, nxënës e prind për durimin e treguar dhe duke uruar vetëm mbarësi në vijim për gjithsecilin, shprehet se është optimiste se ky është një hap shumë i mirë drejt rikthimit në normalitetin që të gjithë duam.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hartimi i projektit kurrikular
Merrte para nga studentët, pezullohet nga detyra rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi
Nis Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve