Tetovë

Kolegji Willson në Tetovë thyen rekordin e regjistrimeve

Kolegji amerikan në Tetovë Willson sivjet kaloi numrin e regjistrimeve duke e cuar në 90 numrin e nxënësve të rinj që vijnë nga të gjitha krahinat dhe qytetet e Maqedonisë e më larg.

Willson e ka vitin e shtatë  të ekzitencës në një mentalitet i cili e do shkollimin cilësor, por ende ka nga ata që nuk janë të gatshëm të shpaguhen me të.  Nuk është e rastit që biznese të shumta si pikënisje kanë kryeqytetet, por me që me shkollë as që pretendohet të bëhet biznes, atëherë flasim për misionin e pastër kombëtar dhe arsimor që me vite përpiqet ta mbjellë të fëmijët. Kushtet të cilat i ofron kjo shkollë të bëjnë të ndihesh perendimor. Stafi i cili gjatë gjithë kohës është trajnuar dhe vazhdon të trajnohet për një shkollim cilësor dhe për një trajtim ashtu siç e meriton fëmija i këtij shekulli ka sjellë deri te ky sukses. 

Prapa gjithë këtij projekti që u përball me sfida nga më të ndryshmet  ka  qëndruar një emër Elita Masha, drejtoresha e kësaj shkolle, bashkë me përgjegjësin Gazmend Dautin dhe stafin e përgjithshëm, ishin kapitenët e anijes së madhe që solli sukses dhe shpëtim për shumë fëmijë. Ata edhe njëherë po kthehen më të fuqishëm dhe të gatshëm ta fillojnë një vit me buzëqeshje dhe me energji të reja të pashtershme për punë. Ata i falenderojnë të gjithë prindërit, pa  besimin e të cilëve s'kishin për t‘u mburrur sot dhe stafit të pergjegjshëm që e kanë gjithnjë nxënësin në qendër dhe përfaqësimin e shkollës denjësisht.


(Xhemazije Rizvani, Portali Shkollor)

4,936 Lexime
7 vjet më parë