Aktivitet

Klubi "Miushi lexues", fëmijët do të argëtohen gjatë fundjavave në Librari Albas

Këtë fundjavë, klubi “Miushi lexues” ka hapur dyert në Librarinë Albas, për të gjithë lexuesit e vegjël. Përveç leximit të librave fëmijët janë argëtuar edhe nëpërmjet lojërave.

Kjo e shtunë ka qenë vërtetë argëtuese për të gjithë ata fëmijë që iu bashkuan klubit "Miushi Lexues" Librarinë Albas. 


Shkrimtarja Rudina Çupi, lexoi për vogëlushët librin e saj për fëmijë "Piratë dhe paratë".

Më pas kohës cilësore iu shtuan lojëra të ndryshme të zhvilluara brenda ambientit të Librarisë Albas, vendin ku jo vetëm do të gjeni libra, por edhe mund të shfletoni e lexoni libra, histori të bukura të cilat i falin fëmijëve pasuri të pashoqe dijeje.

Fundjavat do të vijnë gjithmonë bukur në Librari Albas! 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

1,635 Lexime
3 vjet më parë