Klevis Liperi, 15-vjeçari që u shpall fitues i medaljes së bronzit në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës
Nxënësi i Ekipit Shqiptar Klevis Liperi është shpallur fitues i medaljes se bronzit në edicionin e 39-të të Olimpiadës Ballkanike të Matematikës BMO 2022, që u mbajt në Qipro. Kështu, pjesëmarrja e Shqipërisë nga maturanti nga Durrësi ishte dinjitoze.
Më datën 4 dhe 9 Maj të këtij viti u zhvillua në Qipro Olimpiada e 39-të Ballkanike e Matematikës me pjesëmarrjen e 16 shteteve, 10 zyrtare dhe 6 jo-zyrtare.
Lajmi i mirë është se, në këtë ngjarje, ka triumfuar Shqipëria.
Nxënësi i Ekipit Shqiptar Klevis Liperi është shpallur fitues i medaljes se bronzit së këtij edicioni të rëndësishëm, me një pjesëmarrje dinjitoze.
Klevisi është nxënës i klasës së XII në shkollën “Ibrahim Kodra” në Durrës.
Shoqata Shqiptare e Matematikes ka thënë se ekipi që përfaqësoi këtë kompeticion është përzgjedhur në bazë të rezultateve të Testit Seleksionues për BMO 2022 që u zhvillua në Tiranë rreth dy javë më parë.
Kjo qe dhe Olimpiada e parë për Ekipin Shqiptar që udhëtoi që nga korriku i 2019, si shkak i pandemisë.
Nanila Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Festojmë 28-29 nëntorin!
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Letër falenderuese mësuesit