Klasat inteligjente,risi regjistri elektronik, amza digjitale
Ministrja vlerësoi metodologjinë interaktive të komunikimit mësues-nxënës e cila mundësohet falë tabletave dhe në të njëjtën kohë shprehu vendosmërinë për ta shtrirë këtë metodologji në gjithë gjimnazet e vendit
Ministrja vlerësoi metodologjinë interaktive të komunikimit mësues-nxënës e cila mundësohet falë tabletave dhe në të njëjtën kohë shprehu vendosmërinë për ta shtrirë këtë metodologji të re edhe në lëndët e tjera, në gjithë gjimnazet e vendit.
“Falë investimit prej 3.5 milionë dollarë të qeverisë shqiptare, tashmë në 60 gjimnaze në gjithë vendin është realitet kjo metodologji e re në klasat inteligjente dhe besoj që rezultatet e nxënësve do të jenë model suksesi. Ne jemi të vendosur që jo vetëm ta bëjmë efikase këtë metodologji edhe në lëndët e tjera, por ta shtrijmë në të gjitha gjimnazet”, u shpreh Nikolla.
Nga shërbimi i digjitalizimit të 120 klasave inteligjente në 60 shkolla të vendit, sot përfitojnë 45.747 gjimnazistë dhe 2.245 mësues, ndërkohë që do të vijohet më zhvillimin profesional të mësuesve për përdorimin e sistemeve. Për herë të pare, këto klasa inteligjente shfrytëzojnë përdorimin edhe te sistemeve me përmbajtje digjitale në 5 lëndë mësimore, Kimi, Biologji, Gjuhë e huaj, Matematikë dhe Letërsi.
Gjatë vizitës në shkollën “Sami Frashëri”, Ministrja Nikolla prezantoi edhe nismën e disa prindërve të cilët, në kuadër të digjitalizimit dhe shkollës si qendër komunitare, kanë realizuar për shkollën një aplikacion që do të mundësojë komunikimin në kohë reale mes mësuesve dhe prindërve për performancën dhe sjelljen e nxënësve.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për prindërit të cilët kanë marrë përsipër gjithë koston financiare për këtë aplikacion i cili do aplikohet si projekt pilot në shkollën “Sami Frashëri” duke e kthyer më pas, në model edhe për shkollat e tjera. Falë këtij partneriteti të rëndësishëm me komunitetin, tashmë mësuesi do të ketë mundësi të informojnë prindërit në kohë reale për gjithçka që ndodh me nxënësit në shkollë”, tha Lindita Nikolla.
Ministrja e Arsimit deklaroi se shumë shpejt përfundon procesi i trajnimit të sekretarive të shkollave për të mundësuar, në partnerit me Bit Austria, në gjithë sistemin arsimor, amzën digjitale dhe regjistrin e elektronik.
Regjistri elektronik do të implementohet fillimisht në shkollat pilot. E veçanta e regjistrit elektronik qëndron në faktin e sinkronizimit të të dhënave me amzën digjitale që do të mundësojë jo vetëm informimin e notave dhe mungesave, por edhe përpunimin objektiv të të gjithë të dhënave qe i referohen nxënësve për çdo klase, duke mundësuar në këtë mënyre një ndihmese për mësuesit për nxjerrjen e përfundimeve të fund vitit.
Propozime për rishpërndarjen e kohës së punës dhe pushimit në arsim
Hartimi i projektit kurrikular
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve