“Këtë vit, Qendër Formimi rofesional nxënësve që nuk dëgjojnë”
Ministri Klosi i falenderoi fëmijët pjesëmarrës në aktivitet, nxënës të këtij instituti dhe i përgëzoi ata për aftësitë e treguara profesionale të shpalosura në aktivitete të ndryshme
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi, në bashkëpunim me Ambasadën Zvicerane dhe PNUD, përuroi në Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë, klasat e rinovuara të mësimit të profesioneve të zdrukthëtarisë, rrobaqepësisë dhe këpucarisë, në të cilat mësojnë një profesion 56 nxënës që nuk dëgjojnë të klasave të 6-ta deri të 9-ta dhe prej të cilëve 25 janë vajza.
Në fjalën e tij Ministri Klosi, tha se realizimi i këtyre laboratorëve ishin thelbësorë për marrjen e një edukimi të rëndësishëm për fëmijët e kësaj shkolle, si qytetarë të denjë të Republikës së Shqipërisë. Një edukim që do t’i prezantojë ata me rregullat e shoqërisë sonë e tregun e punës në Shqipëri dhe ky edukim, do të jetë pikërisht formimi për një zanat.
“Në planet tona, në përputhje me kërkesat që vijnë nga Strategjia për Aftësi dhe Edukim Profesional, në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Personat me Aftësisë të Kufizuar e në përputhje me disa ligje e vendime që ka marrë Qeveria, ne do të përpiqemi shumë që gjatë këtij viti të ngrejmë Qendrën e Formimit Profesional që nxënësit të kenë mundësinë të marrin një profesion dhe pasi të mbarojnë këtë edukim, të jenë të gatshëm të përballen me tregun e punës."
Në mbyllje, Ministri Klosi i falenderoi fëmijët pjesëmarrës në aktivitet, nxënës të këtij instituti dhe i përgëzoi ata për aftësitë e treguara profesionale të shpalosura në aktivitete të ndryshme të organizuara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Duke treguar kështu, që në shoqërinë tonë ka vend edhe për aftësitë e tyre të veçanta.
Gjithashtu, edhe të gjithë partnerët që bënë të mundur këtë ndërhyrje, PNUD që mbështet në proceset e perfshirjes sociale, Qeverinë Zvicerane që financon programin e përfshirjes sociale, organizatën ANAD që ka ngritur zërin për të tërhequr vëmendjen tek problematika e komunitetit të vet dhe Institutin e Nxënësve që nuk dëgjojnë, përfshirë stafin, për gjithë seriozitetin e treguar në këtë bashkëpunim.
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!