Karta e performancës, gjimnazi më i mirë “Sami Frashëri”
Janë 11 tregues, të cilët janë matur dhe kanë bërë renditjen e 15 gjimnazeve publike dhe 24 private. Në krye të listës së shkollave të mesme publike është gjimnazi “Sami Frashëri”
Drejtoria Arsimore e Tiranës ka publikuar renditjen e 39 shkollave të mesme të kryeqytet. Vlerësimi i shkollave të mesme është bërë në bazë të vlerësimeve të arritura për vitin shkollor 2015-2016. Janë 11 tregues, të cilët janë matur dhe kanë bërë renditjen e 15 gjimnazeve publike dhe 24 private. Në krye të listës së shkollave të mesme publike është gjimnazi “Sami Frashëri”, ndërsa mes atyre private renditet “Ernest Koliqi”.
Vlerësimi i institucioneve arsimore në vend bëhet në bazë të matjes së 11 treguesve, ku mes tyre përfshihen: nota mesatare e rezultateve të pesë provimeve të maturës, frekuenca e orëve të mësimit, diferenca ndërmjet vlerësimit me vlerësimin e përfundimit të klasës përkatëse, përqindja e nxënësve të larguar përkundrejt nxënësve të regjistruar në fillimin të vitit shkollor, rezultatet e mësuesve në provimet e kualifikimit.
Nga 11 treguesit, të cilët maten për performancën e institucioneve arsimore rezulton se gjimnazi me treguesit më të mirë është “Sami Frashëri”, ndërsa pesë gjimnazet më të mira janë: “Ismail Qemali”, “Qemal Stafa”, “Petro Nini Luarasi”, “Andon Zako Çajupi”. (Renditja është bërë sipasrenditjes së DAR Tiranë). Në vendin e 6 është “Partizani” dhe i renditur në vendin e 7 është gjimnazi “Myslym Keta”.
Ndërkohë që ka dy vende të 8-ta, pasi 11 treguesit që janë matur për gjimnazet “Arben Broci” dhe “Sinan Tafaj” janë të barabarta. Vendi i 9- të është shkolla e mesme “Besnik Sykja” në vendin e 10-të është “Sandër Prosi”, më tej në vendin e 11-të “Eqerem Çabej”. Tri të fundit janë “Adulla Keta” në vendin e 12-të, “Aleks Buda” është vendi i 13 dhe në fund, në vendin e 14-të renditet gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi”.
Pesë gjimnazet më të mira private janë: “Ernest Koliqi”, “M. Akif” Vajza”, “Faik Konica”, “M. Akif” Djem”, “Arsakeio”.
Në fund të listës së renditjes të shkollave private të bërë publike nga Drejtoria Arsimore e Tiranës “Qëllimi i Jetës”,“Aristoteli” dhe “Mrekullia”. Renditjen e plotë të 39 gjimnazeve publike dheprivate në qytetin e Tiranës i keni në listat e mëposhtme.
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Kualifikimi i mësuesve sipas udhëzimit të ri
Fondi i pyetjeve për provimin e licencës, për të gjitha profilet