Karta e performancës, “Flatrat e dijes” shkolla më e mirë
Çdo vit, DAR Fier, publikon renditjen e shkollave më të mira, duke iu referuar Kartës së Performancës, hartuar nga MASR. Për të tretin vit radhazi “Flatrat e dijes”, për të dyja shkollat, 9-vjeçare dhe e mesme shpallet në vendin e parë.
NE, “Flatrat”, e kemi këtë aset, të guxuarit i cili sjell ndonjëherë vështirësi të prekshme e në dukje të pamundura.
Kështu ndodhi kur 47 klasat e shkollës u pajisën me Tabela Interaktive Multimediale, sot e shtatë vjet më parë.
Për të përballuar sfidat pedagogjike dhe për t’u zhvilluar profesionalisht, mësuesit e shkollës sonë janë përfshirë në platformën eTwinning dhe janë vlerësuar me 30 Etika Kombëtare dhe 7 Etika Europiane në projektet e realizuara në bashkëpunim me shkollat europiane.
eTwinning është një prej iniciativave më dinamike dhe më të suksesshme të Komunitetit Europian prej 12 vjetësh. Ai u dedikohet praktikave të reja në edukim, duke nxitur bashkepunimin e shkollave europiane për të përdorur metoda të reja të mësimdhënies.
eTwinning synon ta bëjë mësimdhënien dhe të mësuarit më të thjeshtë, argëtues dhe gjithëpërfshirës, duke bërë që nxënësit të ndihen më të motivuar.
Por sa shpërblyes është rezultati kur këmbëngul!
Çdo vit, Drejtoria Arsimore Rajonale Fier, publikon renditjen e shkollave më të mira, duke iu referuar Kartës së Performancës, hartuar nga MASR. Për të tretin vit radhazi “Flatrat e dijes”, për të dyja shkollat, 9-vjeçare dhe e mesme shpallet në vendin e parë midis 101 shkollave 9-vjeçare dhe shkollave të mesme të Bashkive Fier.
Vlerësimi i institucioneve arsimore në vend bëhet në bazë të matjes së 14 treguesve, ku mes tyre përfshihen: nota mesatare e rezultateve të provimeve të lirimit dhe maturës shtetërore, rezultatet e mësuesve në provimet e kualifikimit, numri i projekteve te fituara, çmimet e marra ne konkurset kombëtare e ndërkombëtare etj.
Dhe dëshmitarë të kurorëzimit me sukses të punës dhe mundit të tyre gjatë, janë maturantët, të cilët, si pjesë e traditës së “Flatristëve”, shkëlqejnë në provimet e maturës shtetërore.
(Rovena Hoxha, Institucionet Arsimore "Flatrat e dijes")
Letër falenderuese mësuesit
Për Klodin: Një udhëtim i paharruar mirësie...
Ese: Mjedisi dhe njeriu