Viti i Skënderbeut

“Jehona e një epoke të madhe”, aktiviteti i DAR Berat

“Jehona e një epoke të madhe” ka qenë aktiviteti i realizuar në Kala nga DAR Berat. Qindra nxënës, mësues, prindër dhe vizitorë të huaj janë bërë pjesë e një feste të madhe për të kthyer në kohë figurën legjendare, historinë dhe vlerat e Skënderbeut.

Në kuadër të vitit të Skënderbeut, Drejtoria Arsimore e Beratit ka organizuar një aktivitet me nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Pjesë e festës janë bërë edhe turistët.

 “Jehona e një epoke të madhe” ka qenë aktiviteti i realizuar në Kala nga DAR Berat. Qindra nxënës, mësues, prindër dhe vizitorë të huaj janë bërë pjesë e një feste të madhe për të kthyer në kohë figurën legjendare, historinë dhe vlerat e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ky aktivitet vjen pas shumë aktiviteteve që kanë realizuar shkollat. Në shkollën “Thimi Tani” nën kujdesin e mësueses Enriketa Zeqo është ftuar në klasë Mehmet Sharavolli një nga dy personazhet e mbetur gjallë nga filmi “Skënderbeu”. 

Sharavolli ka biseduar me nxënësit dhe ju ka treguar kujtimet e tij gjatë regjistrimit të filmit “Skënderbeu”, si u zgjodh për të luajtur atë rol dhe si vijoi më pas jeta e tij pas xhirimit të filmit.

(Portali Shkollor)

3,380 Lexime
6 vjet më parë