Ja se çfarë mësova si drejtor
Unë jam një drejtor prej gjashtë vitesh. Ju listoj disa gjëra që i mësova gjatë asaj periudhe...
Unë jam një drejtor prej gjashtë vitesh. Ju listoj disa gjëra që i mësova gjatë asaj periudhe:
1. Mësuesit të cilët gjithmonë kanë një qëndrim pozitiv janë shumë të vlefshëm.
2.Energjia pozitive është mjaft e rëndësishmë.
3. Kuzhinierët e shkollave vërtet e dinë sesi gatuhet mirë.
4. Nëse jeni i sëmurë ose keni nevojë të qëndroni në shtëpi me një fëmijë të sëmurë, mos u shqetësoni, klasa do të vazhdojë pa ju. Mësimi gjithsesi do zhvillohet.
5. Mos lejoni që gjërat e vogla t’ju shqetësojnë, si vonesa e nxënësit në mësimdhënie. Do ketë githmonë nxënës që do vijnë me vonesë. Përkundrazi, përqendrohuni në gjërat më të rëndësishme tek të cilat ia vlen t’i përqëndroni energjitë.
6. Gjithkush në shkollë është i rëndësishme - çdo student dhe çdo i rritur. Përpiquni të memorizoni sa më shumë emra.
7. Nëse harroni të përshëndesni dikë në korridor në mëngjes, ai person do ju mbajë mend dhe do t'ju kujtojë më vonë.
8. Nganjëherë mësuesit dhe nxënësit kanë nevojë për pak kohë për veten e tyre.
9. Mos merrni vendime të njëanshmedhe vetëm. Ju pothuajse gjithmonë do të merrni vendimet më të mira duke biseduar me të tjerët.
10. Mësuesve të matematikës nuk u pëlqen të shkruajnë.
11. Është e rëndësishme për të gjetur kohën edhe për shaka. Shkolla është një vend më i mirë edhe kur argëtoheni. Gjeni gjithmonë batuta për të çdramatizuar situatën.
12. Mësuesit nuk i lexojnë të gjitha emailet. (Kjo do t'ju mërzisë, por nuk është "fundi i botës".)
13. Mos u mërzitni mësuesit kur nuk bëjnë gjithçka.
14. Zgjidhni një mësues që të lexojë mesazhet e tua të rëndësishmë, përpara se t’ia dërgoni të gjithë stafit, mësuesve të tjerë.
15. Mësuesit vërtetë u pëlqen të veshin xhinse.
16. Energjia pozitive mund të nënkuptojë shumë.
17. Është mirë të shpërbleheni kolektivisht dhe ta ndëshkoni mesuesin individualisht.
18. Nëse nuk ju pëlqejnë nxënësit apo mësuesit atëherë nuk duhet të jeni drejtor.
19. Ndonjëherë hyni nëpër klasa dhe luani me fëmijët.
20. Kur mësuesit tuaj kanë ide të mira, zbuloni mënyrat se si mund t'i zbatoni ato
21. Shkruani datëlindjet e stafit tuaj.
22. Nxënësit respektojnë origjinalitetin ... Dhe mësuesit gjithashtu.
23. Mësoni duhet t’i thoni "Nuk jam i sigurt" dhe "Duhet ta kontrolloj". Ju, ashtu si kushdo, nuk mund të dini gjithçka
24. Mbajini gjithmonë fjalët e dhëna.
25. Mos harroni se respekti nuk fitohet kurrë për shkak të titullit, respekti duhet merituar.
26. Asnjë program shkollor nuk do ta tejkalojë kurrë pasionin e mësuesve që e zbatojnë atë.
27. Dëgjojini studentët.
28. Dëgjoni idetë e mëdha të drejtorëve të tjerë.
29. Fjalët pozitive, lavdërimi, konfirmimi - këto gjëra nuk bëhen kurrë të vjetëruara. Dhe të gjithë kanë nevojë për to.
30. Sekretarët dinë më shumë nga çmendoni
31. Është e rëndësishme të mendojmë se qëllimet e mësuesit janë gjithmonë të mira.
32. Filloni dhe mbaroni mbledhjet tuaja në kohë.
33. Të jesh një menaxher është një punë e mrekullueshme, por mos harroni se në këtë profesion duhet të mësoni vazhdimisht.
(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
Ese: Mjedisi dhe njeriu