Investoni në arsim, investoni për të ardhmen!
Arsimi sot ka nevojë për vepra, jo për fjalë. Mos harroni se ky vend, ky shtet varet nga misionarët e dijes. Mos harroni se nga mësuesit kanë dalë doktorët, infermierët, inxhinierët, kryetarët, ministrat, deputetët etj...E pra, gjëja e parë që duhet të investojmë të gjithë së bashku është arsimi.
Dikur ishte koha ku arsimi kishte vlerë, disiplinë, rregull, etj...
Dikur mësuesi kishte autoritet dhe seriozitet në punë...
Ishte koha ku mezi prisnim të na ngrinte mësuesi në mësim e të dëgjonim në fund se cfarë note morëm, pra vlerësimin.
Arsimi dhe ndryshimi i theksuar i ligjeve në vendin tonë, thjesht i ka zbehur shpresat për dijen. Ka zbehur nxënësit të prekin librat.
Fëmijët e sotëm duan shembuj, jo eksperimente tek ndryshimet që ne të rriturit idejojmë apo marim shembuj nga vendet e tjera..
Por dhe mësuesëve nuk e del koha mjaftueshëm për shpjegim sepse do meren më tepër me letra sesa me nxënësit.
Në ditët e sotme e vërteta është shumë e kollajshme të thuhet por para se të flitet e të shkruhet duhet të njihet me realitetin.
Dikur metodologjia e mësimdhënies ishte më e thjeshtë, më e kuptueshme.
Dikur kishim kabinete nëpër shkolla ku nxënësi informohej për secilën lëndë.
Pra, e theksoj dhe e ngre zërin se mësimdhënia nëpër shkolla dhe për secilën lëndë duhet të jetë më efektive për nxënësit.
- Mësuesit të përdorin atë metodologji që nxënësi arrin dhe e kupton mësimin.
- Atë metodologji që situatat e vështira të bëhen sa më të thjeshta në klasë apo në çdo lëndë.
- Mësuesit duhet të bashkëpunojnë fort me aktorët e tjerë që janë katalizatorë të të nxënit.
- Misionin tonë si mësues e përmbushim vetëm atëherë kur ne e përmbushim me përkushtim e profesionalizëm.
- Të shkëmbejmë përvojat tona, duke mësuar e duke lënë gjurmë tek njëri-tjetri, nga shkolla në shkollë, nga zona në zonë, deri në planin kombëtar.
Dhe kjo metodologji duhet të jetë efektive si për drejtuesit por edhe për mësuesit nëpër shkolla.
Pra, në atë kohë nuk kishte vetëm shpjegim por shpjegim, eksperimente etj....
Sot, ndoshta e vërteta është e hidhur...
Ndoshta investohet për arsimin nëpër bashkitë tona por varet se ku shkon ai buxhet që miratohet nga lartë.
Sot ndoshta vjen baza matriale nëpër institucionet përkatëse por nëpër shkolla varet sesa bazë matriale çojnë.
E kam nga përvoja ime sepse më duhet të blej fletat e formatit, kompjuter, printer, detergjent për higjenën në shkollë etj.
Ndërsa për kabinete as që bëhet fjalë.
Ku çalon arsimi?
Pse nuk e ngrejmë të gjithë zërin për një mbarëvajtje sa më cilësore në arsim?
Nëse shkollat tona në të gjithë vendin do të kishin kabinete, do të kishin ngrohje atëherë do të kishim shkolla të sigurta.
Nëse tek mësuesit nuk do të bëheshin diferencime, ky/kjo i/e mirë , kjo/ky e/i paaftë, mbarëvajtja e arsimit do të ish një kryevepër.
Ku janë trajnimet nga njerzit e aftë?
Fjalë të bukura mund të shkruajmë të gjithë nëpër rrjetet sociale apo të mbajmë fjalime kur jemi në krye.
Por arsimi sot ka nevojë për vepra, jo për fjalë.
Mos harroni se ky vend, ky shtet varet nga misionarët e dijes.
Mos harroni se nga ata/ato mësues kanë dalë doktorët, infermierët, inxhinierët, kryetarët, ministrat, deputetët etj...
E pra, gjëja e parë që duhet të investojmë të gjithë së bashku është arsimi.
Investimi i dijes është gjurma më e mirë që duhet të lërë një ministër, drejtues, kryetar bashkie apo edhe ndonjë biznesmen.
Pa arsim, pa dije nuk je askushi dhe pse mund të kesh lluksin, vilat apo ku ta di unë!
Investoni për të ardhmen...
Nga Mimoza Xhindi
Drejtore në shkollën Rexhep Kothere në Kuman, Fier
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Bukurie A Hajdarmataj: Letërsia dhe ndikimi i saj në formimin e karakterit të nxënësit
Rolet gjinore në familje
Një mësues mund të ndryshojë botën