REZULTATET

Interpretime mbi rezultatet e pyetësorit për mësuesit ndihmës

Zahide Fejza, e diplomuar ne Pedagogjinë e Specializuar Sociale ka realizuar një pyetësor për mësuesit që merren me fëmijët me nevoja të veçanta. Rezultatet dhe interpretimet e këtij pyetësori, ju ftojmë t’i lexoni si më poshtë.

Zahide Fejza, e diplomuar ne Pedagogjinë e Specializuar Sociale ka realizuar një pyetësor për mësuesit që merren me fëmijët me nevoja të veçanta. Rezultatet dhe interpretimet e këtij pyetësori, ju ftojmë t’i lexoni si më poshtë. 


Nga përgjigjet e mësuesve të intervistuar del se shumica janë brenda profesionit tyre dhe se vlerësojnë shumë trajnimet që organizohen për zhvillimin profesional.



Klasat dhe shkollat bëhen efektive kur:

Së pari, punësohen njerëz cilësore për të dhënë mësim;

Së dyti, vendi i punës është organizuar ne një mënyrë të tillë që u jep energji mësuesve dhe i shpërblen arritjet.



Kushtet e punës që të shpërblejnë nga ana profesionale, tërheqin dhe mbajnë njerëzit e mirë. Në një kuptim të tërthortë, mësuesit duhet të shtojnë aftësitë e tyre për t’u marrë me ndryshimin, sepse nëse nuk e bëjnë këtë, ata do të vazhdojnë të viktimizohen nga ndërhyrja e pareshtur e forcave të jashtme të ndryshimit.



Karakteristikat profesionale përmbajnë disa elemente:

- Profesionalizmi (sfida, respekti)

- Të menduarit (analitik dhe konceptual)

- Planifikimi dhe përcaktimi i pritshmërive

- Pasioni për të nxënit, kërkesë e llogarisë

- Marrëdhëniet me të tjerët (puna në grup, empatia)



Disa nga teknikat që ata përdorin në orën e mësimit janë:

- Lojëra

- Punë e drejtuar

- Punë me shkrim

- Punë në grup

- Rrjeti i diskutimit



Interpretimi i pyetësorëve

Në pyetjen që iu drejtua: "Çfarë është për ju arsimi gjithëpërfshirës për fëmijët me nevoja të veçanta?”, pothuajse të gjithë mësuesit e shikonin si përfshirje të nxënësve me nevoja të veçanta me nxënësit e tjerë në realitetin e shkollës. Mendimi i tyre për kurrikulën e shkollës për punën me nxënësit me nevoja te veçanta ka disa mangësi.


Së pari, ka ngarkesë në klasë dhe nuk të lë hapësirë për t'u marrë me nxënësit sipas nevojave arsimore qe paraqesin.

Së dyti, ka shumë dokumentacione për të plotësuar, gjë që i konsumon shumë kohë mësuesit special. Shqetësimi që ngrihet është se duhet një program i personalizuar për fëmijët me nevoja të veçanta në bashkëveprim me specialistët e psikologjisë. Plani të bazohet në një manual, pasi ka një disnivel midis programit mësimor dhe asaj që duhet të punosh në klasë me këta nxënës.



Për të studiuar nga afër se si punohet me nxënësit me nevoja te vecanta, ju drejtova pyetjen: “Listoni disa nga elementet që përfshihen në dosjen personale të nxënësit”. Ata renditen: plani individual, punime të ndryshme të nxënësve ne klasë dhe në shtëpi, projekte


Një ndër vështirësitë kryesore që paraqiten në intervista është se mësuesi special duhet të jetë për çdo orë mësimore. Me shumë interes janë dhe mendimet që kanë dhënë të intervistuarit, jo vetëm mësuesit, prindërit, por edhe psikologia për kërkesat prioritare për nxënësit me nevoja të veçanta.


- Përmirësimi i metodave të mësimdhënies

- Librat dhe tekstet të shkruhen me shkronja të mëdha

- Krijimi i teknologjive komunikuese

- Përmirësimi i programit

- Trajnimet mbi bazë modulesh, përgatitje e materialeve udhëzuese ndihmëse për mësuesit që të ndihmojnë ata që të përshtatin punën e tyre me secilin rast individual.



Pjesa më e madhe e mësuesve të arsimit special ishin të kënaqur me punën, por një pjesë e tyre ishin të pakënaqur, sepse nuk ishin profilizuar për të qenë mësues special. 



Disa nga nevojat e veçanta që kanë nxënësit per mësuesit special:


- Kërkohet një mësues special që t'i mbështesë gjatë gjithë procesit mësimor.

- Nevoja për ambiente fizike, ku të nxitet socializimi me shokët e shoqet.

- Përmirësimi i teknologjisë komunikuese, që do të lehtësonte shumë përfshirjen në procesin mësimor.



Të rëndësishme janë dhe teknikat që përdorin mësuesit special gjatë orës së mësimit:


• Përforcimi

• Shpërblimi

• Motivimi

• Ilustrimi me figura.



Për të nxitur kreativitetin punohet me ngjyra, petëza, plastelinë, rruaza, kube etj, duke formuar figura të ndryshme. Nga përgjigjet e intervistave të mësuesve special theksohet se bashkëveprimi mësues-psikolog-prindër është shumë i rëndësishëm në këtë proces.



Zahide Fejza, Fakulteti i Shkencave Sociale

Ms Pedagogji e Specializuar Sociale



Publikim Parajsa Shtini

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,621 Lexime
3 vjet më parë