Interneti – fuqi dhe dimension i ri i mendjes, shpirtit, trupit dhe energjisë së nxënësve
Interneti është më të vërtetë një botë e fuqishme, i cili kalon rreth shënimeve brenda në një klasë. Ai qenka fuqi dhe dimension i ri i mendjes, shpirtit, trupit dhe energjisë së nxënësve dhe mësimdhënësve brenda në klasë.
Shkolla është vend ideal për të mbushur fëmijën me përvoja të ndryshme nga jeta dhe bota që ata i rrethon. Fëmija rritet si qenie sociale, i cili ndjen nevojë të bashkëveproj fizikisht dhe emocionalisht me njerëzit që ata i rrethon. Pyetja, kureshtja dhe dashuria e tyre për të kuptuar botën, janë fuqi që e shtyjnë atë për ta njohur e kuptuar jetën përreth.
Në ditët e sotme, mjeti më i fuqishëm që ka ndryshuar jetën për secilin prej nesh është interneti. Dikur përdorimi i tij ishte një shkathtësi vetëm e profesionistëve, deri sa sot ai përdoret nga të gjithë ne pa dallim moshe. Përderisa dikur mësimdhënësit përdornin mësimdhënie tradicionale, sot trajnimet e shumta e të ndryshme kërkojnë përdorim të kompjuterit dhe programeve të ndryshme aplikative. Nga studimet shohim se përdorimi i tyre ndikon në ngritje të cilësive dhe rezultateve më të mira në mësim. Përmes tij mësuesi bën detyra shtesë, vlerësim online, mësim aktiv, nxënësit bëhen vetëksplorues, interaktiv, mundëson mësim grupor, individual, etj.
Efekti pozitiv i tij paraqitet dhe te nxënësit në shumë aspekte: qëndrimet e tyre, motivimin, ngritje të përqendrimit, përmirëson të kuptuarit, i bën mendimtar kreativ, komunikues efektiv si dhe qytetarë aktiv të shoqërisë sonë. Po ashtu interneti dhe përdorimi i tij në klasë sjell te mira dhe për stilet e mësimdhënies dhe ato të mësimnxënies.
Interneti është më të vërtetë një botë e fuqishme, i cili kalon rreth shënimeve brenda në një klasë. Ai qenka fuqi dhe dimension i ri i mendjes, shpirtit, trupit dhe energjisë së nxënësve dhe mësimdhënësve brenda në klasë.
Në fund do ta përfundoja shkrimin me një thënie të bukur nga autori Arthur Clarke:
“Të nxjerrësh informacion nga interneti është njësoj si të mbushësh gotën me ujë nga ujëvara e Niagarës”.
Nga Ema Komoni Xhiha,
mësimdhënëse e klasës pestë në shkollën "Mustafa Bakija" në Gjakovë.
Publikim N.Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Për t'u edukuar nuk mjafton arsimimi
Prindërimi i suksesshëm, sfida më e madhe e familjes së sotme!
Përkujtimi i gjuhës amtare, vëmendjen ta kthejmë nga përdorimi drejt i gjuhës shqipe