Incidentet në shkolla dhe thyerja e tabusë së referimit
Incidentet në shkolla tregojnë boshllëqe institucionale. Thyerja e tabusë së referimit ndihmon në parandalim dhe menaxhim. Transparenca, zbatimi i ligjeve dhe marrja e përgjegjësive janë thelbësore për mbrojtjen e nxënësve dhe përmirësimin e sistemit arsimor në Shqipëri. Nga Josiba Osmani.
Nga Josiba Osmani
Shpesh institucioni nuk janë individët, por një tërësi ligjesh dhe rregullash të cilat duhet të funksionojnë që mos të ketë boshllëqe institucionale në ushtrimin e kryerjes së detyrës. Kjo fillon që nga institucioni më i lartë në arsim duke nisur nga vetë Ministria e Arsimit dhe nga institucionet në nivel varësie që përfshin planin e integritetit 2022-2025, përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies së Ministrisë së Arsimit, komunikimi dhe mobilizimi i burimeve njerëzore, praktika në lidhje me aksesin në informacionin publik.
Në vitin 2018 për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.600, date 9.10.2028 të Këshillit të Ministrave, u vendosën element të sigurisë publike pranë IA-ve oficerët e sigurisë. Sot jemi në vitin 2024 dhe ende institucionet nuk janë të përgatitur se referimi ndihmon në parandalim dhe nuk është turp. Sot jemi në ndikimin e kartës së performances në të cilën krijimi i një incidenti prish imazhin e shkollës, arsimit dhe të vetë Ministrisë së Arsimit. Duhet bërë e kundërta për të gjetur praktika më të thjeshta të ndërhyrjes të menaxhimit të incidentit, duhet të flitet për rastet nuk duhet të fshihen dhe të jenë tabu. Shqipëria ishte në vendin e fundit në PISA në provimet ndërkombëtare dhe kjo tregon shumë për arsimin.
Dhe të gjithë kërkojnë të vendosin gishtin e fajësimit te mësuesi, oficeri i sigurisë në shkollë, drejtuesi, punonjësi social dhe prindi. Ndërkohë kur mësuesi është i ngarkuar me burokraci, oficeri i sigurisë ka punën e referimit, monitorimit dhe verifikimit, drejtuesi që duhet të menaxhoj stafin mësimor, procesin e mësimdhënies dhe planet e punës, punonjësi social ka referim me mbingarkesë dosje dhe plane apo tematike që ndoshta nuk i realizon dot, prindi shqiptar është në pune 8 me 16:00.
Pyetja është po faji kujt i ngelet kur ndodh incidenti në shkollë?
Çdo vit Ministria e Arsimit nxjerr një udhëzim të përbashkët për vitin shkollor. Udhëzimi i përbashkët nr.13, date 10.07.2024 neni 13. Parandalimi i dhunës bullizmit dhe ekstremizmit në institucionet arsimore, pasur me nenin 14. Zbatimi i strategjive ndërsektoriale, planeve kombëtare të veprimit Përpos këtyre ligjeve dhe neneve akoma nuk është kuptuar se detyra e Oficerit të Sigurisë në shkollë është referimi në bazë Ligji nr.37/2017 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur për incidentet të cilat cilësohen vepra penale.
Por çfarë ndodh në rast se oficeri i sigurisë referon te institucionet dhe në Ministria e Arsimit përveç Policisë së Shtetit dhe nuk merren masa për rastin e incidentit, por merren masa për oficerin me idenë pse ka referuan ngjarjen?
E kujt është përgjegjësia ligjore dhe penale?
LIGJ Nr. 44/2015 KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Bazuar në këtë kod organ publik është ZVA, DRAP, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Brendshme
Neni 10 Parimi i dhënies së ndihmës aktive 1. Organi publik siguron që të gjitha palët dhe persona të tjerë të përfshirë në procedurë të jenë në gjendje të ndjekin dhe të mbrojnë të drejtat dhe interesat e tyre ligjorë në mënyrë sa më efektive dhe të lehtë të jetë e mundur. Ai i informon palët mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre, përfshirë të gjithë informacionin e lidhur me procedurën dhe i paralajmëron ato për pasojat ligjore të veprimeve ose mosveprimeve të tyre.
Neni 15 Parimi i përgjegjësisë Organet publike dhe nëpunësit e tyre, kur kryejnë një procedurë administrative, mbajnë përgjegjësi për dëmet që u shkaktojnë palëve, në përputhje me legjislacionin përkatës.
Neni 18 Parimi i deburokratizimit dhe i efiçencës
2. Procedura administrative zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se afati kohor i parashikuar me ligj për të, me sa më pak kosto për organin publik dhe për palët, në mënyrë që të arrihet çfarë është e nevojshme për një rezultat të ligjshëm.
Pra me pak fjalë:
Procedurat e standardeve të larta, cilësohen ato procedura të cilat drejtuar institucionit më të lartë e ngarkojnë këtë të fundit me përgjegjësi për t’iu përgjigjur drejtpërdrejtë oficerit të sigurisë në shkolla, ndaj çështjeve të sigurisë në shkolla që përfshijnë të miturit në rastin e moszgjidhjes nga institucionet në nivel qendror dhe varësie në bazë të ligjit nr. 44/2015 Kodi i Procedurave Administrative.
Neni 14. Organet e administratës publike dhe punonjësit e tyre mbajnë përgjegjësi për dëmet që iu shkaktojnë personave private nëpërmjet:
1.marrjes së vendimeve të paligjshme;
2.refuzimit të paligjshëm për të marr vendime;
3.dhënies së informacioneve shkresore të pasakta;
Për sqarim: Në rast të marrjes së pezullimit për shkak të kryerjes së detyrës ndaj oficerit të sigurisë në shkollë dhe pengimit të ushtrimit të funksionit publik për shkak të referimit të incidentit, çdo institucion ngarkohet me përgjegjësi ligjore dhe dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Avokatit të Popullit dhe Këshillit të Ministrave, Komisionerit për Hetimin.
Nëse ka shkolla ku rastet fshihen apo tentohen të mbulohen apo edhe me keq te mosmarrjes parasysh të referimit në Ministrinë e Arsimit duhet ushtruar kontroll nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në nivel qendror referuar procesverbalit të oficerit të sigurisë bazuar në nenin 14 të Kodit të Procedurës Administrative.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e arsimit special për fëmijët me aftësi të kufizuara
Mësimdhënia me në qendër nxënësin
Struktura e orës së mësimit dhe rolet e mësuesit e të nxënësit në zhvillimin e mësimit dhe të nxënit