Inaugurohen ambientet e rikonstruktuara të shkollës “Qemal Stafa”
Në ditën e mësuesit u përuruan ambientet e reja të rikonstruktuara të shkollës së mesme “Qemal Stafa”.
Kjo ishte një dhuratë e veçantë për nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle. I pranishëm në përurimin e ambienteve të reja ishte kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Punimet për gjimnazin “Qemal Stafa” përfshijnë rikonstruksionin e plotë të ambienteve ekzistuese dhe një shtesë objekti me një sipërfaqe bazë 907 m2. Shkolla tashmë ofron 34 klasa, 5 laboratore, një palestër të re, sallë mesuesish, sallë mbledhjesh, e disa ambiente të tjera, të cilat u vijnë në ndihmë nxënësve dhe stafit pedagogjik. Godina tashmë ofron gjithashtu dhe ngrohje të garantuar nëpërmjet një sistemi qendror ngrohje.
Nëpërmjet fotove shikoni atmosferën e krijuar nga nxënësit e shkollës “Qemal Stafa”
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Tirana mban rekord për numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri