Në shkollë

Ide për një mbledhje klase

Kur është momenti për të diskutuar për problemet e nxënësve? A ju ka ndodhur që të diskutoni pas mësimit? Po në orën e mësimit? Shfrytëzoni mbledhjet e klasës me nxënësit dhe organizojini mirë ato.

Të gjithë që punojmë në profesionin e  mësuesit e dimë mirë që përveç mësimdhënies një pjesë  të kohës e harxhojmë me problemet e shumta që hasim gjatë së përditshmes të cilat i diskutojmë jo vetëm në orën e kujdestarisë, por edhe në moment të tjera gjatë mësimit apo pas mësimit. 


Për këtë shërbejnë edhe mbledhjet e klasës të cilat mund të jenë të planifikuara, por edhe rastësore. Më poshtë po ju ofroj një model se si mund të zhvillojmë një mbledhje klase, të marrë nga “Manuali për fillimin e edukimit të të drejtave të njeriut”. 


Nëse keni mundësi, mirë është që nxënësit të mblidhen në formë rrethi. 


- Përcaktoni rendin e ditës: Bëni të ditur qëllimin e mbledhjes dhe çështjet e ndryshme që do të diskutohen.

- Vendosni rregullat: Përcaktoni ose rikujtoni rregullat për “të dëgjuar dhe për të diskutuar të mirë”.

- Paraqitni problemin apo pyetjen: Për shembull: Disa nxënës janë ankuar se gjatë lojës janë përdorur fjalë të pahijshme. Çfarë duhet të bëjmë për ta zgjidhur këtë?”

- Bisedë partnerësh me njëri-tjetrin: I ndani nxënësit në çifte që të shkëmbejnë mendimet me njëri –tjetrin për 4-5 minuta. Kontrollojini që ata po diskutojnë me të vërtetë rreth çështjes.

- Sinjal për të mbajtur qetësi: Caktoni një sinjal që të ndërpresë diskutimet në çifte, për të qenë të gatshëm të fillojnë diskutimin më gjithë grupin e nxënësve. 

- Diskutim i gjithë grupit: Ftoni disa çifte nxënësish për të shkëmbyer idetë e tyre me grupin. Kërkoni të reagohet ndaj këtyre ideve. Bëni pyetje të mëtejshme që të arrijnë në mirëkuptim. Planifikoni çfarë do të bëni dhe caktoni një kohë për mbledhjen që pason.

- Mbyllja e mbledhjes: Përmblidhni atë çka u zhvillua duke bërë dhe komente përfundimtare. Kërkojuni nxënësve se si u ndjenë dhe që të bëjnë ndonjë vlerësim për mbledhjen.


Ju uroj punë të mbarë!


(Drita Kolndreu, Portali Shkollor)

8,427 Lexime
6 vjet më parë