"I adhuroj njerëzit..."
Albana Kurti është nga Gostivari. Aktualisht studion në Hamburg. Për të, ditari i saj është një mënyrë e mirë për ta mbajtur gjuhën të gjallë. Shikoni një fletë nga ditari, i cili vjen në gjuhën shqipe por edhe në anglisht.
Ditar
Dita 38, 2018
I adhuroj njerëzit e sinqertë. Ata që nuk përpiqen të përfitojnë nga gënjeshtra, ata që nuk kanë frikë nga e vërteta dhe ata që nuk e hedhin poshtë veten e tyre vetëm për t'u përshtatur me të tjerët përreth.
Njerëzit me mendime të thella. Ata që janë jashtëzakonisht kureshtar për çdo hollësi që është lënë mënjanë nga shumica. Njerëzit që nuk janë të cekët që ta shohin jetën vetëm nga dritarja e tyre. Ata pak njerëz që nuk gjykojnë të tjerët vetëm në bazë të perspektivës së tyre.
Njerëzit që respektojnë çdo person që e takojnë, sepse janë mjaft të pjekur për të kuptuar se ka një arsye për mënyrën se si sillen të gjithë. Njerëzit që kuptojnë se ka shumë më shumë në jetë sesa sipërfaqja që shohim. Ata njerëz që janë me këmbë në tokë dhe janë të vetëdijesuar. Ata që nuk dëshirojnë vëmendje, por duan t'i kushtojnë vëmendje të tjerëve. Ata që nuk harrojnë se ka një histori të patreguar prapa secilit prej nesh.
I adhuroj njerëzit që dinë t’i pranojnë të tjerët, pa e ndier nevojën për t'i ndryshuar, etiketuar ose nënvlerësuar ato. Njerëzit që e dinë se jemi të gjithë të barabartë dhe se askush nuk është më i mirë ose më i keq se tjetri.
Njerëzit që gjejnë gëzim në faktin e thjeshtë se janë të gjallë. Ata që kanë "vetë-zhvillimin" si qëllimin kryesor të jetës. Ata që përpiqen për të përhapur pozitivitetin e tyre dhe e bëjnë ditën e së paku një personi tjetër pak më të ndritshme.
I adhuroj njerëzit që dinë shumë më tepër për veten se sa e dinë për jetën e të tjerëve rreth tyre. Njerëzit që kalojnë kohën duke lexuar libra, duke mësuar rreth vetes dhe kanë shijen e tyre të pazakontë në muzikë.
Ç'është më e rëndësishmja, i adhuroj njerëzit që nuk kanë frikë nga emocionet. Ata që nuk kanë frikë të tregojnë ndjenjat e tyre të vërteta ndaj një personi tjetër. Ata që mund t’i thonë "Të dua" nënës, babait, djalit, gruas - kushdo qoftë - pa u ndjerë çuditshëm për këtë.
Ata janë lloji i njerëzve që ia vlen të bëhen pjesë e jetës suaj. Ata janë lloj i njerëzve që mund të bëjnë ta ndjeni parajsën në tokë. Dhe, derisa të gjesh një nga këta njerëz, ji një.
Day 38, 2018
I crave effortlessly honest people. Those that do not try toprofit from lies, those that are not afraid of the truth, and those that do notreject the truth within them only to fit with others around.
People with deep thoughts. Those that are immensely curiousabout every detail that is put aside by the majority. People that are notshallow to see life only from their window. Those few people that do not judgeothers based on their own perspective. People that respect every single personthey come across, because they are mature enough to understand that there is areason behind the way everyone behaves. People that understand that there is so much more to life than the visiblesurface. Those that are down to earth and true to themselves. Those that do notcrave attention but love paying attention to others. Those that do not forgetthat there is an untold story behind every single one of us.
I crave people that are acceptable. Those that accept peoplewithout feeling the need to change them, label them, or undervalue them. Peoplethat know we are all equal, and that no one is better than or worse thananother.
People that find joy in the simple fact of being alive.Those that have “self-growth” as their main life goal. Those that try theirhardest to spread positivity, and make the day of another person a littlebrighter.
I crave people that know far more about themselves than theyknow about the life of others around them. People that spend their time readingbooks, learning about themselves and have their own weird taste in music.
Most importantly, I crave people who are not afraid ofemotions. Those that are not afraid to show their true feelings toward anotherperson. Those that can say “I love you” to their mom, dad, son, wife – whoeverit is – without feeling strange about it.
Those are the kind of people that are worth being a part ofyour life. Those are the kind of people that can make you feel heaven on earth.And, until you find one of these people, be one.
(Albana Kurti, Portali Shkollor)
Festojmë 28-29 nëntorin!
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre
Për ty nëna ime, sepse nënat janë frymëzim i jetës