Historia e gruas së guximshme, Musine Kokalari, që tha “JO”
Historitë e femrave të guximshme nëpër botë mund të jenë të shumta. Një ndër to është edhe Musine Kokalari, një femër e guximshme, e cila në një sistem të vështirë politik, nuk u tremb.
Historitë e femrave të guximshme nëpër botë mund të jenë të shumta. Një ndër to është edhe Musine Kokalari, një femër e guximshme, e cila në një sistem të vështirë politik, nuk u tremb. E deshi jetën më të njëjtin pasion dhe luftoi për idealet e saj. Kjo grua ka patur dhe ka një ndikim mjaft të madh në rrjedhën e historisë. Mbase nuk ia doli mbanë të fitonte betejën e saj, por ama ia doli të ndryshonte mënyrën tonë të të menduarit.
Më 8 tetor të vitit 1961, pasi i kishte kaluar të dyzetat, e liruan nga burgu dhe e internuan në një qytet të zymtë në Veri të Shqipërisë, ku vazhdonte të jetonte akoma. Shtëpia ku jetonte nëse mund të quhej e tillë, përbëhej vetëm nga një dhomë e vogël, muret e së cilës ishin të veshura nga lagështia.
Prej kohësh, vuante nga një sëmundje e rëndë, kishte një gjëndër kanceroze në gji. Por kishte vendosur ta donte jetën dhe ta vijonte luftën deri në fund, pa u dorëzuar, ashtu siç kishte bërë gjithmonë. Kohët e fundit gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohej. Kishte shkuar në spital në dimër dhe po dilte në pranverë. Ishte fillikat e vetme, nuk kishte askënd...Nuk bëri kompromise. Asnjëherë. Me askënd.
Gjatë gjyqit, në ato pak çaste që iu dha mundësia për të folur, tha:
“Unë s’jam fajtore. Unë s’jam fashiste. Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim, edhe pse nuk jam komuniste. Kam kulturë demokratike. Unë jam nxënëse e të ndriturit Sami Frashëri. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem...Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse nuk kam bërë asnjë faj! Me mua ju doni të dënoni Rilindjen...”
Me këtë vetëmbrojtje dhe me qëndrimin e saj ajo i tha jo komunizmit. I tha jo dhunës, mungesës së lirisë dhe padrejtësive. Dhe vijoi t’i thoshte jo gjatë gjithë jetës së saj. Dhe tani që ishte në shtratin e vdekjes.
Marrë nga libri “Unë them JO”, Histori të mosbindjes civile, Albas
Librin e gjeni këtu
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Për ty nëna ime, sepse nënat janë frymëzim i jetës
Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor
Është dita jote mësues/e