TË DREJTAT

Dita Universale e Fëmijëve pritet kështu në shkollën "Mark Dashi"

E themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, Dita Universale e Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve. Nën kujdesin e mësuese Majlinda Alikaj, në shkollën "Mark Dashi", ky aktivitet u realizua si më poshtë.

E themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, Dita Universale e Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, si dhe të inkurajojë mirëkuptimin ndërmjet fëmijëve në gjithë botën. Kjo është po ashtu dita kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës në vitin 1959 dhe Konventën e të Drejtave të Fëmijës1989.


Ndaj, në shkollën "Mark Dashi", Fier, kjo ditë u prit me shumë aktivitete, të krijuara nga vetë nxënësit nën kujdesin e mësuese Majlinda Alikaj. Këto aktivitete janë krijuar nga nxënësit e klasës së gjashtë. Në fokus vizatimet, posterat, krijimet, poezitë, kanë të drejtën e fëmijëve për arsimim, për gjithëpërfshirje, për edukim, për familje, etj. 

Është e rëndësishme që fëmijët t'i njohin të drejtat e tyre. Ju prezantojmë me disa prej tyre të shkruara nëpër postera:


- "Nëse s'mund të fluturosh, vrapo, nëse s'mund të vraposh ec, nëse s'mund të ecësh kacavjerru, por sidoqoftë vazhdo të shikosh përpara"


- "Të drejtat e mia, e ardhja ime"


- "Mbrojtja mendore"


- "Mbrojtja kundër të gjitha formave të shfrytëzimit dhe dhunës fizike apo mendore"


- "Respekti për nevojat tuaja, të jeni të ushqyer siç duhet, të veshur, të keni nje banesë dhe të kujdeseni për veten"

- "T'u sigurohet dinjiteti dhe autonomia juaj kur jeni të sëmurë, ose keni aftësi të kufizuara fizike apo mendore".


- Kam të drejtë të kem një emër"


- "Kam të drejtë të kem një familje"


- "Kam të drejtë të arsimohem"


- "Kam të drejtë të luaj"


- "E drejta për atdhe"


 

- "E drejta për t'u informuar"


- "E drejta për një emër"


- "E drejta për familje"


- "Mbrojtja e jetës suaj private duke përfshirë këtu edhe rrjetet sociale, askush nuk ka të drejtë t'ju ngacmojë".


-  "E drejta për t'u shprehur"


- "E drejta për të mos u ndjerë i diskriminuar"


-  "E drejta për argëtim"


Aktiviteti përcolli moto të ndryshme si:

"Buzëqeshja e një fëmije është melodia më e bukur në botë" apo "Arsimimi nuk është përgatitje për jetën, arsimimi është vetë jeta". 


(Përgatiti P.Shtini; Portali Shkollor)

6,957 Lexime
5 vjet më parë