“Hirushja” u vu në skenë nën interpretimin e studentëve
Studentët e vitit të katërt të Fakultetit të Edukimit në degën parashkollor, ditën e së premtes në ambientet e po këtij fakulteti sollën “Hirushen”
Studentët e vitit të katërt të Fakultetit të Edukimit në degën parashkollor, ditën e së premtes në ambientet e po këtij fakulteti sollën “Hirushen”, jo si projekt filmik siç jemi mësuar ta shohim në versione të ndryshme.
“Hirushja”, erdhi si shfaqje teatrale, e dramatizuar nga po këta studentë ndërsa regjinë e kishte bërë profesori i tyre Ilir Muharremi i cili krahë të djathtë në këtë projekt kishte aktoren nga Sllovenia - Alenka Vidrih, e cila për KultPlus u shpreh shumë e kënaqur me punën e bërë.
“Është hera ime e parë në Kosovë dhe po ndihem shumë mirë, njerëzit më kanë pritur mirë. Me studentët kemi bashkëpunuar shumë mirë dhe tani po pres që të dal e të shëtis pak dhe të kem një mendim më realist për Kosovën”, tha Vidrih.
Në kastën e aktorëve që luajtën në këtë shfaqje janë: Adelina Gashi, Leonora Vehapi, Albulena Pllana, Vlora Zabeli, Kujtime Kryeziu, Agnesa Bala, Liridona Miftari dhe Ibadete Parduzi.
Ndërsa, Muharremi tha se është obligim në fundvit, që ta promovojnë jo vetëm lëndën por edhe studentët të cilët e mësojnë këtë lëndë.
“Teksti përpos që është dramatizuar, ai edhe është përshtatë në skenë, dhe jam i lumtur si në aspektin aktoresk, në diksion dhe në anën psikologjike ishin të mirë. Kurse pjesën e dytë e kishim performancë dhe këndim, nga aktorja e profesoresha nga Sllovenia e cila për herë të parë është në Kosovë”, theksoi Ilir Muharremi.
Krejt për fund, u dha edhe performanca me aktoren nga Sllovenia, e cila këndoi këngë të ndryshme për të pranishmit, e kështu që të gjallërohej edhe më shumë atmosfera morën edhe më të vegjlit në skenë, pasi që e gjithë kjo ngjarje ishte organizuar edhe për ta.
Propozime për rishpërndarjen e kohës së punës dhe pushimit në arsim
Hartimi i projektit kurrikular
Të drejtat dhe detyrat e nxënësve, mësuesve e prindërve