Hapen procedurat e rekrutimit të punonjësve të shërbimit psiko-social, numri i tyre në shkolla do dyfishohet
Kanë filluar procedurat për rekrutimin e punonjësve të shërbimit psiko-social në shkolla, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka thënë se numri i këtyre punonjësve do të dyfishohet me 291 vende shtesë, pikërisht këtë vit shkollor.
Kanë filluar tashmë procedurat e rekrutimit të punonjësve të shërbimit psiko-social. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka njoftuar se tashmë aplikimet janë hapur, kjo pasi është parë si nevojë dyfishimi i numrit të punonjësve të këtij shërbimi, duke analizuar numrin e nxënësve në çdo shkollë.
Bazuar në urdhrin "Për ngritjen e Njësisë së Shërbimit Psiko-Social", Drejtoria e Arsimit Parauniversitar ka njoftuar gjithashtu se janë evidentuar 291 vende shtesë në këtë shërbim, numër ky i cili pothuajse e dyfishon numrin e punonjësve të këtij shërbimi.
Gjithashtu drejtoria njofton të gjithë të interesuarit, se do të njoftohen në vijim në lidhje me fushat e njohurive për të cilat ata do të testohen, mbi dokumentacionin dhe procedurat përkatëse.
Dhe se së shpejti do të njoftojë rekrutimin sipas Institucioneve Arsimore të arsimit parauniversitar.
Përgatiti: Marina Kërçeli
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Pyetjet që mund t’u bëni nxënësve në ditën e parë të shkollës
Dita e parë e shkollës, këshilla për prindërit