
Gripi, mbyllen çerdhet, kopshtet, shkollat dhe universitetet
Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017.
Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit të gripit në vend për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet infektive që kanë impakt në shëndetin e saj, Ministria e Shëndetësisë, në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 4 (masa të veçanta) të Ligjit 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ka urdhëruar, mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar në datat 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 janar 2017.
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
Starton PISA 2025 në Shqipëri: Mbi 6 mijë nxënës në testim, masa të reja për mësuesit dhe nxënësit