TRANSFERIMET

Gjithçka duhet të dini rreth procedurave për lëvizjet paralele

Për të gjithë ata mësues, të cilët synojnë një lëvizje paralele, ju ftojmë të lexoni artikullin, i cili ju udhëzon për hapat që duhet të ndërmerrni.

- Procedurat e levizjes paralele administrohen nga ZVAP, vetëm në periudhën nga përfundimi i vitit mësimor deri në fillimin e vitit të ri mësimor.


- Mësuesi që dëshiron të kryejë lëvizje paralele, dërgon me poste në ZVAP kërkesën dhe dokumentacionin e kërkuar sipas shtojcës 2.1, gjatë gjithë vitit mësimor.


- Lëvizjet paralele mund të kryhen vetëm brenda një ZVAP-je.


- Për mësuesit që mbeten pa ngarkesë mësimore drejtori i institucionit arsimor dërgon në ZVAP listën emërore dhe vlerësimin e dosjeve të tyre sipas shtojcës 2.1.


- ZVAP krijon komisionin e vlerësimit të dosjeve për lëvizje paralele, me këtë përbërje:

drejtuesi i ZVAP (kryetar);

një specialist i kurrikulës dhe zhvillimit profesional në ZVAP (anëtar);

juristi i ZVAP (anëtar);


- Komisioni i vlerësimit të dosjeve në ZVAP bën vlerësimin e dosjeve të kandidatëve për lëvizje paralele sipas shtojcës 2.1, brenda muajit gusht.


- Komisioni vlerësimit shpall renditjen e konkurentëve për lëvizje paralele dhe paralele të detyrueshme sipas pikëve në rendin zbritës. Renditja e mësuesve shpallet në faqen elektronike zyrtare të ZVAP-së.


- Mësuesi, i cili është renditur me numrin më të madh të pikëve,  ka të drejtën e zgjedhjes për vendin e lirë të punës. Ai dërgon brenda 24 orëve me e-mail miratimin ose refuzimin e vendit të propozuar. Në rast të moskonfirmimit nga kandidati, ky vend pune i ofrohet kandidatit të listuar një rend më poshtë.


- Kur në një institucion arsimor bie numri i ngarkesës mësimore për një profil/lëndë, drejtori i shkollës krijon komisionin për shqyrtimin dhe vlerësimin e dosjeve të të gjithë mësuesve të atij profili/lënde.


- Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e dosjeve në shkollë përbëhet nga: 

• drejtori i shkollës (kryetar); 

• një mësues i shkollës që vlerësohet për profesionalizëm.

- Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e dosjeve në shkollë ka për detyrë:

1. të bëjë vetëm vlerësimin e dosjeve të mësuesve të profilit/lëndës për të cilën bie numri i orëve sipas shtojcës 2.1, 

2. të publikojë rezultatet me 10-të përkatëse dhe të dërgojë në ZVAP listën e mësuesve që mbeten pa ngarkesë me pikët e fituara nga vlerësimi i dosjeve.


- Të gjithë mësuesve që rezultojnë pa ngarkesë mësimore dhe mbeten të pasistemuar, si pasojë e mungesës së vendeve të punës, u ndërpritet marrëdhënia e punës me te drejtën e konkurimit sipas këtij Udhëzimi.


- Mësuesit që kanë bërë kërkesë për lëvizje paralele dhe mësuesit që kanë rezultuar pa ngarkesë mësimore, në rastet kur punësohen në një vend pune të lirë, punësohen me kontratë pune me afat të pacaktuar.



(Portali Shkollor)

9,492 Lexime
4 vjet më parë