
Gjimnazi “Andon Zako Çajupi” dhuron...
Nxënësit dhe stafi pedagogjik i shkollës së mesme “Andon Zako Çajupi” kontribuuan financiarisht për shërimin e Reantës, vajzës së vogël e cila ka nevojë të menjëhershme për transplantin e zorrëve.
Lajmet në media ku familje në nevojë kërkojnë ndihmë financiare për të kuruar fëmijët jashtë vendet kanë prekur edhe nxënësit e shkollës “Andon Zako Çajupi”.
Në media u shfaq rasti i Reantës së vogël, e cila vetëm pesë javë pas ardhjes në jetë kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale të specializuar e cila nuk mund të realizohet në spitalet tona. Reanta ka nevojë urgjente për të kryer transplantin e zorrëve. Ky operacion është i mundur në Itali dhe kushton 26 000 euro.
Nxënësit e shkollës “Andon Zako Çajupi” u solidarizuan me sëmundjen e Reantës së vogël duke dhuruar një ndihmë simbolike financiare për të bërë të mundur operacionin e saj. Edhe nëpërmjet një dhurate të vogël mund të shprehësh ndjeshmërinë njerëzore ndaj dikujt që është në nevojë.

Vlerësimi përfundimtar, përshkrimi i notës
Nis faza e dytë e Programit për Zhvillimin Profesional të Mësuesve: 20 mijë mësues do të trajnohen falas në universitetet publike
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill