Mesazh urimi

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit!

Dita juaj është sot dhe kurdoherë që ju do të jepni zemrën tuaj, jo vetëm mendjen tuaj për ata fëmijë që nesër do t’ju kenë referencë. Bëjeni tuajën çdo ditë duke i dhënë jo vetëm mësim nxënësve, por edukim, e të edukosh nuk do të thotë vetëm të dish, por të jesh!

Të dashur mësues, 

Dita juaj është sot dhe çdo ditë.

Çdo ditë që një nxënës juaji ju kujton si model të vyer, si forcë mbështetëse, si ndihmues.

Dita juaj është çdo ditë në të cilën ju i jepni krahë një fëmije që nuk beson te vetja apo një prindi që është gati në dorëzim me fëmijën e tij.

Dita juaj është çdo herë që ju zbuloni një talent dhe e mbështetni atë në rritje.

Dita juaj është sot dhe kurdoherë që ju do të jepni zemrën tuaj, jo vetëm mendjen tuaj për ata fëmijë që nesër do t’ju kenë referencë.


Bëjeni tuajën çdo ditë duke i dhënë jo vetëm mësim nxënësve, por edukim, e të edukosh nuk do të thotë vetëm të dish, por të jesh. (Frymëzuar nga Luis Alberto Hurtado).


Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit!

Shkroi,

Irida Xhura

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,031 Lexime
6 muaj më parë