SHBA

Genti Daku, studenti shqiptar që u dekorua nga Obama

“Babai ishte personi i parë që më njoftoi sepse ai e kishte parë listën në internet por ishte me të vërtetë emocionuese për mua dhe unë sinqerisht nuk e mendoja që do ta fitoja...”

Genti Daku është ambasadori më i mirë i Shqipërisë në SHBA. Falë punës dhe përkushtimit të tij, studenti shqiptar arriti të renditet ndër më të mirët në këtë vend dhe të dekorohet nga presidenti i SHBA. 

Studenti shqiptar Genti Daku është dekoruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, si një ndër studentët më të mirë të këtij shteti.

Genti Daku nxënës i shkollës së Backburgut, më pas student i Harvard-it ia ka arritur që kaq i ri të jetë i suksesshëm. Zgjedhja e tij mes 129 studentëve të tjerëve u bë pas rezultateve të tij të SAT-it, në matematikë dhe lexim. Genti kishte kapur 2390 pikë.

“Babai ishte personi i parë që më njoftoi sepse ai e kishte parë listën në internet por ishte me të vërtetë emocionuese për mua dhe unë sinqerisht nuk e mendoja që do ta fitoja”, rrëfen momentin e marrjes së lajmit të bukur studenti i shkëlqyer shqiptar.

“Unë pata rekomandim nga këshilltari im i cili më udhëzoi të shkruaja gjashtë ese. Ishin ese në lidhje me ndikimin që kam pasur në komunitetin tim, bindjet e mia”, rrëfen Genti për mediet amerikane.

Ai njëkohësishtshkroi për fondacionin e prindërve të tij “Fondacioni Shqiptar i së Ardhmes”, ku Genti u mëson të rinjve anglisht. Ai u shpall gjysmë-finalist dhe më 4 maj mori lajmin e mirë.

Studentët shqiptarë kanë treguar aftësitë e tyre duke rrëmbyer medalja përtej kufijve. Vetëm pak ditë më parë ishte Gledi Kallço nga Durrësi i cili u rendit i treti në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës që u zhvillua në Hong-Kong.

4,625 Lexime
8 vjet më parë