GATI “ÇELËSI I GJUHËS SHQIPE” (për ciklin 9-vjeçar)
Gati “Çelësi i gjuhës shqipe” (për ciklin 9-vjeçar) në ndihmë të mësuesve dhe të nxënësve që do të përgatiten për Provimin Kombëtar të Arsimit Bazë...
Gati “Çelësi i gjuhës shqipe” (për ciklin 9-vjeçar) në ndihmë të mësuesve dhe të nxënësve që do të përgatiten për Provimin Kombëtar të Arsimit Bazë. Në këtë libër njohuritë e përfshira në programin orientues të miratuar nga MASR, jepen në dy kapituj:
Tekste letrare dhe joletrare
Njohuri gjuhësore
Në të dy kapitujt njohuritë teorike jepen të përmbledhura dhe me skema, si dhe shoqërohen secila me ushtrime të larmishme e teste, për të ushtruar praktikisht gjuhën në situata të ndryshme komunikimi: si gjuhë e komunikimit të përditshëm dhe si gjuhë e letërsisë.
Ushtrimet dhe testet janë përzgjedhur të tilla, që nxënësit të përgatiten sa më mirë për t’iu përgjigjur pyetjeve me alternativa, si e vërtetë/e gabuar, po/jo, e saktë/e gabuar, pyetjeve me përgjigje të shkurtra ose me plotësim, pyetjeve me përgjigje të kufizuara e të zgjeruara, që programi i parashikon për në provim.
Në fund të librit janë vendosur teste përmbledhëse për tekste letrare dhe joletrare, si dhe jepen përgjigjet e testeve të përfshira në libër, si dhe përgjigjet e disa ushtrimeve me shkallë më të lartë vështirësie.
Është e rëndësishme të kuptohet, se nëse përvetësohet çelësi bazë i njohurive (të teksteve letrare/joletrare/gjuhësore), atëherë nuk është shumë e rëndësishme, se cili fragment apo cila temë eseje mund t’ju bjerë nxënësve në tezën e provimit. Prandaj kriter kryesor në punën tonë është shmangia nga subjektivizmi dhe standardizimin i këtyre njohurive, me qëllim që nxënësi të orientohet drejt në çdo situatë problemore, pavarësisht teksteve alternative me të cilat ka punuar.
Duke qenë se ky libër përfshin konceptet letrare dhe gjuhësore bazë, ai është i vlefshëm për nxënësit, jo vetëm në prag sezoni, por edhe më tej, pasi gjuha shqipe është e përfshirë së bashku me letërsinë në programin e shkollës së mesme. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka. Por me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar vetë, me siguri nxënësit do të kenë rezultate mjaft pozitive.
(Portali Shkollor)
Intervistë me shkrimtarin Virion Graçi për romanin “Shtatë dritaret”
Libri digjital, Albas prezanton metodologji të mësimdhënies bazuar në TIK
Albas Office përuron librarinë e saj të pestë